Lacio mori një fitore spektakolare ndaj Fiorentninës ditën e djeshme, teksa i mposhti vjollcët me përmbysje 2-1. Megjithatë në Itali kanë shpërthyer polemikat, ku në shënjestër është vënë VAR-i dhe arbitri i ndeshjes. Në minutën e 67’, Kaisedo rrëzohet në zonë dhe menjëherë akordohet penallti për Lacion, e cila u shndërrua në gol nga Imobile.

Por, pasi shikon rastin me kujdes, penalltia nuk ka qenë, pasi Kaisedo rrëzohet vetë sapo ka kontakt me topin, më pas e prek portieri kundërshtar.Pamjet e tregojnë qartë këtë, por VAR-i dhe arbitri nuk e ndryshuan mendimin, duke bërë kështu që në Itali të shpërthejnë polemikat, të cilat kanë qenë të shumta për gjykimin këto kohë.