Shqipëri-Portugali, kuqezinjtë në kërkim të ëndrrës Europiane

07/09/2015 - 14:00

7 shtator 2015 - Një vit më parë, një gol i Bekim Balajt shënonte fitoren më të madhe të futbollit shqiptar. Kombëtarja mundte falë atij finalizimi të përsosur Portugalinë dhe niste rrugëtimin e saj drejt Francës.

Pavarësisht 3 pikëve në Aveiro, pak kush besonte se një vit më pas, përfaqësuesja do të kishte siguruar minimalisht një vend për në Play-Off dhe do të ishte pretendente për vendin e dytë. Më 7 shtator 2015, Shqipëria do të gjejë sërish përballë Portugalinë, për të vazhduar atë “ëndërr” që nisi në Aveiro. Në “Elbasan Arena” kuqezinjtë pas pesë ndeshjesh pa humbje në grup, dhe me 11 pikë kërkojnë sërish ndaj Portugalisë një tjetër rezultat që do të afronte më pranë Francën.

Këtë herë portugezët do të kenë dhe Cristiano Ronaldon, që në Aveiro nuk ishte, por përballë një përfaqësueseje që ka treguar se forcën e ka te grupi, një individ i vetëm, qoftë ky dhe lojtari më i mirë i botës nuk mund të bëjë shumë. Shqipëria e di mirë se për të përsëritur një tjetër 7 shtator të lavdishëm duhet të bëjë ndeshjen perfekte, por ndeshja perfekte nuk i nevojitet vetëm Shqipërisë por dhe Portugalisë, që tashmë i sheh kuqezinjtë si një rival direkt drejt Europianit. Kombëtarja është e vetmja që i ka shkaktuar një humbje Portugalisë dhe në “Elbasan Arena” dhe  këtë herë ndryshe nga Aveiro, Shqipëria do të ketë dhe një mur të tërë kuqezi, që do të ngrihet në mbështetje të saj.

Në “Elbasan Arena”, do të zbresin në fushë 11 futbollistë, por me miliona zemra shqiptare do të jenë aty me ta, për të kurorëzuar një tjetër 7 shtator të lavdishëm, i cili mund të jetë ai i një finishi historik për Kombëtaren Shqiptare, atë drejt Europianit.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëria kalon në avantazh ndaj Moldavisë në minutën e 22-të me një gol të shënuar nga Cikalleshi.

Sulmuesi Sokol Cikalleshi ka shkundur rrjetën e kundërshtarëve duke shënuar golin e parë për sfidën ndaj Moldavisë.

Ditën e sotme, trajneri i kombëtares U-21, Alban Bushi ka dalë në një konferencë për shtyp për të folur në prag të ndeshjes zyrtare kuali

E zeza mbi të bardhë në kontratë, “vendosin” që Roberto Mançini do të jetë trajneri i kombëtares italiane të paktën deri në vitin 2022, v

Shqipëria me disfatën 1-0 ndaj Turqisë humbi praktikisht mundësinë për të qenë e pranishme në Euro 2020.

Teuta ka vijuar stërvitjen, ndërsa në ndryshim nga skuadrat e tjera të Superiores, nuk ka preferuar të zhvillojë ndonjë ndeshje miqësore.

Dita e djeshme ka sjellë lajme të këqija për trajnerin e Interit Antonio Conte, pasi dy prej futbollistëve zikaltër, që janë të

Roberto Baxho nuk e ka harruar kurrë atë penallti të mallkuar.

Agjenti i Elseid Hysaj ka konfirmuar që mbrojtësi i kombëtares shqiptare do të largohet nga Napoli për tu transferuar te një tj