Shqipëria dhe Kosova, short i vështirë për 19-vjeçarët

Postuar: 06/12/2017 - 16:53

   Përfaqësuesja shqiptare e 19-vjeçarëre njeh rivalët për fazën kualifikuese të Europianit, turne që do të zhvillohet tetorin e ardhshëm në Shqipëri. Një tjetër event që UEFA ia beson përsëri FSHF-së, për organizimin e saj të suksesshëm në eventet e mëparëshme, ku më së fundmi mbylli dhe realizoi tre të tillë në muajin tetor.

Sipas shortit të përcaktuar në Nyon të Zvicrës, kombëtarja U-19 që drejtohet nga Erjon Bogdani bën pjesë në Grupin 8 së bashku Ukrainën, Sllovakinë dhe Norvegjinë. Dy vendet e para të secilit grup (nga 13 gjithsej) kualifikohen për në “Elite Round”. Ndeshjet e grupit të Shqipërisë do të zhvillohen më 10, 13 dhe 16 tetor të 2018-ës.

Në muajt në vijim do të përcaktohen edhe stadiumet se ku do të luhen takimet. Përfaqësuesja U-19 e Shqipërisë ka në program të saj zhvillimin e disa takimeve miqësore deri në startin e kualifikueseve.Sa i përket Kosovës U-19, ajo është shortuar në Grupin 7 bashkë me Austrinë, Hungarinë dhe Slloveninë.

Kualifikueset U-19 (Euro 2019)

Group 8

Ukrainë

Sllovaki

Norvegji

Shqipëri

 

Group 7

Austri

Hungari

Slloveni

Kosovë

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Makina super e shtrenjtë e futbollistit Yilmaz, pasi u rrotullua disa herë në rrugë u përplasur më pas me një "Jeep", i cili ndodhej i pa

Juventusi vazhdon të mbetet tepër aktiv në merkato, ku po punohet veçanërisht për të trasnsferuar në Torino futbollistin e Liverpoolit dh

Duket se raketat bërthamore nuk janë i vetmi pasion për diktatorin Kim Jong Un.

Igli Tare shërthen ndaj gjykimit dhe mënyrës sesi përdoret sistemi VAR në ndeshjet ku luan Lazio.

Diego Armando Maradona ishte i ftuar në Kalkuta të Indisë për të përuruar statujën e tij prej bronzi, tre metra të lartë, që kujton momen

Teuta para nisjes së sezonit ishte “mprehur” për titullin kampion, ndërkohë që një nga tre vendet e para në klasifikim as që diskutohej.

   Vëllai i kryeministrit Edi Rama, Olsi, pritet të marrë detyrën e Drejtorit të përgjithshëm të klubit të Partizanit.

Dëshmitari dhe eksperti i Thesarit konfirmoi të enjten e kaluar përpara prokurores Monica Gomez Ferrer, në lidhje me akuzën kundër yllit

Ndeshja e të dielës mes Këlnit dhe Freiburgut nuk do të mbahet mend vetëm për faktin që vendasit po fitonin 3-0 dhe në fund u mundën 4-3.

Në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti i Champions Leagues, që ka dhuruar sfida spektakolare.