Shqipëria ka mbyllur hesapet me Andorrën teksa në minutën e 87-të ka gjetur golin e dytë të takimit me anë të Bekim Balajt, ndërsa në të 95-tën i ka vënë vulën me golin e tretë Abrashi.

Ka qenë një pjesë e parë e dominuar nga Shqipëria, e cila ka kërkuar të sigurojë rezultatin që në fraksionin e parë, por sulmet kuqezi nuk kanë pasur qetësinë e duhur.
Sadiku ka përfituar në maksimum nga një gafë e portierit të Andorrës dhe me portën e boshatisur e ka pasur të lehtë të shënojë në minutën e 21-të.

Në sekondën e 24-ët kuqezintë i janë afruar golit me anë të Myrto Uznit, që pas asistimit të Eros Grezdës, është ndalur vetën nga traversa. Pak sekonda më pas, Shqipëria ka pretenduar penallti, por kryesori slloven ka vijuar lojën, ndonëse kishim me një 11-metërsh të pastër.

Andorra dhe Shqipëria luajnë në “Estadi Nacional” të shtetit të vogël iberik. Kështu, trajnerët Bulku-Mema, kanë sjellë një rreshtim krejt tjetër në krahasim me sfidën që kuqezinjtë humbën ndaj Turqisë.

Në radhë të parë formacioni. Shqipëria do të luajë sot me një skemë 4-3-3, ndërsa do të jenë 5 ndryshime në emra sa i takon formacionit me të cilin u mposhtëm 2-0 në “Loro Boriçi”. Kështu nga minuta e parë do ta nisë Naser Aliji, që ka lënë në stol Ivan Balliun, ndërsa Basha dhe Kaçe kanë zëvendësuar Abrashin dhe Memushajn. Gjithashtu në stol edhe Veseli, me mbrojtjen që do luajë me dy qendra, Gjimshitin dhe Ismajlin, ndërsa vendin e Veselit e merr Grezda, që do të luajë në sulm bashkë me Uzunin dhe Sadikun, me cërrikasin që ka lënë në stol Balajn.

Andorra: Gomes, Martinez, Vales, Rebes, Lima, Vieira, San Nikolas, Rubio, Jovera, Rodriguez, Klemente.
Trajner: K. Alvarez

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Ismajli, Aliji, Basha, Kaçe, Xhaka, Grezda, Uzuni, Sadiku.
Trajner: E. Bulku