Ndeshja u zhbllokua në minutën 24 me Armando Sadikun që konkretizoi një shpërthim mjaft të bukur të Roshit nga krahu i djathtë. Edhe goli i dytë do vinte nga kombinimi Roshi-Sadiku, me bomberin që nuk fali me kokë.

Pak minuta para fundit të pjesës së parë, Ledian Memushaj merr kartonin e dytë të verdhë duke lënë ekipin me 10 futbollistë. Sapo nis pjesa e dytë vendasit shkurtojnë diferencën dhe rrezikojnë pa ndërprerje portën e Berishës. Megjithëse pritej goli i brazimit, Eros Grezda realizon të parin me ekipin kombëtar dhe të tretin për këtë ndeshje.

Edhe një herë avantazhi i dyfishtë nuk do të zgjaste shumë. Në minutën e 60-të, 5 minuta pas golit të Grezdas, vendasit shkurtojnë diferencat me Akbar. Më pas vijnë zëvendësimet e shumta nga të dy teknikët dhe Turqia edhe pse me një lojtar më shumë në fushë nuk arriti të barazonte shifrat.

Një miqësore për Panucci-n që përveç 3 pikëve merr edhe sinjale pozitive nga futbollistët.