Shqiptari danez Riza Durmishi i emocionuar nga himni… danez

06/09/2015 - 16:21

6 shtator 2015 - Një futbollist me origjinë shqiptare përballë kombëtares kuqezi. Ky ishte Riza Durmishi, mbrojtësi i djathtë i Brondby-t, që në “Telia Parken” luajti ndeshjen e parë si titullar në përfaqësuesen e Danimarkës.

21-vjeçari me origjinë nga Tetova, por i lindur në Danimarkë rrëfeu emocionet e sfidës kundër Shqipërisë, duke treguar se mbetet i lidhur vetëm me fanellën e nordikëve.

“Nuk e fsheh faktin që duke luajtur me Kombëtaren e Danimarkës realizova një ëndërr të fëmijërisë. U emocionova kur qëndrova në fushë dhe këndova himnin së bashku me shokët e mi të skuadrës. Sfida e së premtes ishte paksa speciale, pasi përballë kishim Shqipërinë. Por, në momentin kur nisi loja, nuk e mendova më këtë fakt. Isha i përqendruar vetëm të zhvilloja një ndeshje të mirë”.

Mbrojtësi rrëfeu zhgënjimin për barazimin dhe konfirmoi se Danimarka tashmë duhet t’i fitojë dy sfidat e mbetura jashtë fushe me Armeninë dhe Portugalinë për të shpresuar kualifikimin në Euro 2016.

“Zhgënjimi është mëse normal kur nuk merr tri pikët, pavarësisht se krijon shumë raste. Por, duhet te ecim përpara dhe të mendojmë për sfidën e radhës. Fillimisht duhet të fitojmë në Armeni dhe më pas në ndeshjen e fundit në Portugali, për t’u kualifikuar direkt në Euro 2016. Jemi nën presion, por besoj se do t’ia dalim”. 21-vjeçari Riza Durmishi ishte mes lojtarëve më të spikatur në fushë për Danimarkën, së bashku me portierin Schmeichel, Jorgensen, Jakob Poulsen dhe Yussuf Poulsen.

/portali DurresLajm/ 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata e krijuar pas humbjes së Gjermanisë 6-0 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve vazhdon të jetë e tensionuar.

Peshëngritja shqiptare ka humbur të premten një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu.

Ikona argjentinase e futbollit, Diego Maradona, është larguar të mërkurën nga kjo jetë.

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale.

Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.

Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli.

Futbollisti i ekipit norvegjez Molde Sherif Sinian ka shpëtuar mirë në përballjen e mbrëmjes së djeshme me Arsenalin në Ligën e Europës.

Teuta nuk shkoi më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së katërt ndaj Vllaznisë.