22/02/2021 - 22:30
Kontratat duhen lexuar mirë dhe fatmirësisht në ditët e sotme futbollistët kanë menaxherë dhe një ekip të tërë pas tyre që kujdesen për këtë pjesë.Vite më parë ishte ndryshe dhe lojtarët shkonin e dhe firmosnin vet, sikurse bënte Giuseppe Reina. Sulmuesi gjerman vendosi një klauzolë mjaft të çuditshme në kontratën e tij.
Kjo ndodhi kur u transferua tek Arminia Bielefeld në vitin 1996 nga SG Wattenscheid 09. Reina i vuri kusht klubit që për çdo vit të kontratës së tij t’i ndërtonte një shtëpi. Arminia pranoi dhe shfrytëzoi faktin që në kontratë nuk ishte e përcaktuar se çfarë shtëpi do t’i ndërtohej. Klubi gjerman ia hodhi, duke i dhuruar atij shtëpi lodre (LEGO HOUSE) për çdo sezon.
Tre vite tek Arminia dhe me siguri Reina më pas është kujdesur më shumë për klauzolat. Kuriozitet i madh se çfarë ka bërë më pas shtëpitë LEGO që mori nga klubi gjerman.
/portali DurresLajm/