Shtohen telashet për Bartomeu, lojtarët e Barcelonës refuzojnë të ulin rrogën

17/10/2020 - 15:38

Shtohen telashet për presidentin e Barcelonës, Hozef Maria Bartomeu. Tani ka një tjetër për të zgjidhur me futbollistët e skuadrës. Lojtarët e ekipit të parë dhe ata të filialit kanë dërguar një burofaks në zyrat e klubit dhe në mënyrë zyrtare kanë refuzuar që të ulin rrogën e tyre. Bartomeu kishte planifikuar që të zbriste 30% nga rroga e lojtarëve dhe punëtorëve duke qenë se klubin e ka përfshirë kriza ekonomike për shkak të Koronavirusit dhe negociatat ishin të hapura deri më 22 tetor.

Megjithatë, kishte kohë edhe deri në 5 nëntor për të arritur marrëveshjen. Duket sikur futbollistët ia bëjnë të vështirë këtë gjë dhe nuk do të pranojnë. Ata pretendojnë që të ulen në një tavolinë ndryshe nga punëtorët e tjerë të klubit për të biseduar për këtë situatë, por nuk do ta pranojnë uljen e pagave. Barcelona shpreson që mund të arrijë një marrëveshje, por futbollistët nuk janë dakord. Institucioni katalanas është një nga më të prekurit nga “COVID-19”. Barcelona ka konfirmuar përpara disa ditësh që humbjet nga virusi janë afro 100 milionë euro.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Gishti i mesit i ngritur drejt qiellit në fund të derbit, kur lojtarët e Milanit po përqafoheshin për të festuar fitoren ndaj Interit, mu

Pesë gola në tri ndeshje, katër prej të cilëve u shënuan në dy ndeshje të kampionatit.

Leo Messi vazhdon të jetë temë dite në shtypin britanik.

Pas mungesës së detyruar në dy ndeshjet eliminatore me Argjentinën, si rrjedhojë e problemeve të tij me stomakun, sërish zero minuta për

Interi ka shfaqur shumë probleme në repartin e mbrojtjes në këtë fillim sezoni, ku pavarësisht se shënojnë shumë, kanë probleme në prapav

Bojkoti për mos fillimin e kampionatit shqiptar do të vazhdojë derisa të plotësohen 4 kërkesat e vendosura nga Liga Profesioniste e Futbo

Asion Daja është një nga 10 prurjet e Teutës në merkaton që zyrtarisht u mbyll më 2 tetor.

Superiorja duhet të kishte nisur që muajin e shkuar, por klubet në gusht paralajmëruan se pa miratimin e katër kërkesave të tyre, kryesor

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare, Armando Broja rrëmbeu skenën ditën e sotme, falë dopietës së realizuar me skuadrën e Viteses në kampiona