TIRANE, 02 prill 2013– Në kohën kur të gjitha kampionatet bëhen të ashpra, FSHF-ja lë gjyqtarët 3 muaj pa paguar. ‘Panorama sport’ ka zbuluar dje,se që nga janari, arbitrat e të gjitha kategorive në Shqipëri nuk kanë marrë asnjë lek. Kjo ndodh pikërisht në mesin e sezonit, atëherë kur kampionatet ‘ziejnë’ dhe ndeshjet bëhen shumë më të vështira. Në të tilla kushte, teksa gara ndizet, sepse shumë klube pretendojnë marrjen e trofeve osepjesëmarrjen në Europë, vigjilenca nga ana e ‘bluzave të zeze’ duhet të jetë më e madhe. Është e qartë që tashmë cdo gabim i tyre do paragjykohet më shumë se në sezonin e kaluar.

Por, në kushtet kur institucioni i futbollit nuk jep rrogat për tre muaj me rradhë, kjolë shkak për aludime për sjelljen e arbitrave gjatë ndeshjeve. Mbi të gjitha kjo i nxit arbitratpër të qënë pjesë e aferave korruptive me përfaqësuesit e klubeve.ka pasur jo pak raste kur drejtues klubesh kanë akuzuar arbitra të vecantë në përfshirjene tyre në pazare me kushtin që të favorizojnë ekipe. Dhe ky fakt,pra që arbitrat nuk janë paguar për tre muaj na bëjnë të “justifikojmë” kto lloj pazaresh korruptive që ata mund të kryejne, por ajo cka na shqetëson vërtet është se këto lloj ‘pazaresh’ ekzistojnë edhe pa këtë problem. Cka do të thotë që futbolli shqipëtar për fat të keq,të tifozëve dhe të futbollistave që ende besojnë, lë shumë për të dëshiruar. 

Nuk është hera e parë që institucioni i futbollit vonon shlyerjen e detyrimeve për gjyqtarët e tëgjitha kategorive. Edhe gjatë vitit të kaluar ka pasur vonesa të ekzagjeruara dhe pas denoncimit të ‘Panorama Sport’ menjëherë FSHF-jaka reaguar, duke derdhur në llogaritë bankare të arbitrave shumën që ju takon. 
“Nuk ankohemi për faktin se këto lekë nuk do ti marim, por jemi të shqetësuar për këtovonesa absurde. Për disa prej kolegëve kjo është një punë primare dhe me të ardhurat nga arbitrimi mbajmë edhe familjet”- ka thënë njëri prej gjyqtarëve. Një arbitër elitar në Shqipëri mer 420 mijë lek të vjetër për një ndeshje,ndërsa anësoret paguhen me 200 mijë lekë. Në vitet e fundit paga e tyre ka ardhur në rritje.