Skenarët e kualifikimit të Shqipërisë në Euro 2016

05/09/2015 - 15:36

5shtator 2015 - Me barazimin 0-0 ndaj Danimarkës në transfertë ëndrra e të gjithë shqiptarëve për ta parë kombëtaren kuqezi të marrë pjesë për herë të parë në një kampionat europian është gjithnjë më e pranë realizimit. Edhe pas sfidës së zhvilluar në stadiumin “Telia Parken”, të Copenhagenit Shqipëria ruajti pathyeshmërinë në grupin I eliminator duke u ngjitur kuotën e 11 pikëve. Me këtë barazim situata nuk ndryshon pasi Danimarka vazhdon të ruajë vendin e dytë në grupin I ndërsa formacioni i drejtuar nga Gianni De Biasi pozicionohet në vendin e 3-të, kjo për faktin se danezët kanë barazuar 1-1 në Elbasan. Nëse dy skuadrat e mbyllin grupin me pikë të barabarta do të jetë përfaqësuesja nordike ajo që do të pozicionohet në vendin e dytë pasi Danimarka ka favorin se ka shënuar në transfertë ndaj kuqezinjëve ndërsa Shqipëria nuk e ka bërë dot një gjë të tillë.

Megjithatë shanset që dy kombëtaret të jenë me pikë të barabarta në fund të këtyre elimintoreve janë me të vërtetë të pakta pasi Shqipëria ka edhe 3 ndeshje për të luajtur, madje dy prej tyre në shtëpi ndaj Portugalisë dhe Serbisë ndërsa formacioni i Olsen ka vetëm dy ndeshje për të zhvilluar dhe që të dyja në transfertë, kundër Armenisë dhe Portugalisë. Skenarët janë të shumtë që Shqipëria ta përfundojë grupin I përpara Danimarkës, madje kombëtarja jonë ka shanse të renditet edhe në vendin e parë nëse arrin ti fitojë të treja ndeshjet e mbetura përfshirë këtu edhe atë me Portugalinë në Elbasan Arena. Me pak fjalë Shqipëria e ka vetë në dorë fatin e saj. Një rezultat pozitiv i kombëtares kuqezi ndaj luzitanëve të Fernando Santos i kombinuar me një humbje të Danimarkës në Armeni do të bënte që ekipi i De Biasit të parakalonte në renditje jo vetëm danezët, por edhe Portugalinë nëse arrin të fitojë të Hënën në Elbasan. Por edhe nëse nuk kjo nuk ndodh shanset e Shqipërisë për një kualifikim direkt në europianin francez mbeten të mëdha pasi në ruandin e 9-të të ndeshjeve në Grupin I, kuqezinjtë tanë do të presin në shtëpi Serbinë ndërsa danezët do të udhëtojnë në Portugali. Nëse parakalimi në renditje ndaj ekipit të Olsen nuk vjen as në 8 Tetor Shqipëria do të ketë një shans të shkëlqyer 3 ditë më pas kur të udhëtojë në Armeni me këta të fundit që nuk luajnë për asgjë, teksa Danimarka do të qëndrojë pushim pasi i përfundon ndeshjet e saj në grupin I me sfidën ndaj Portugalisë. Por skenarët që Shqipëria të sigurojë kualifikimin direkt në Francë 2016 nuk përfundojnë këtu, pasi ekziston edhe mundësia që kombëtaria kuqezi të pozicionohet si skuadra e tretë më e mirë e të 9 grupeve. Aktualisht Shqipëria renditet e para në klasfikimin e të tretave më të mira në kuotë të barabartë pikësh me Hungarinë por me këta të fundit kanë zhvilluar një ndeshje më shumë dhe kanë goleavarazh më të dobët se kuqezinjtë. Duke marrë parasysh edhe faktin që të gjitha kombëtareve të tjera që pozicionohen në vendin e 3-të në grupet e tyre respektive u hiqen pikët e marra me skuadrat e renditura në vendin e fundit, shanset e Shqipërisë për një kualfikim historik janë gjithnjë e më të mëdha.

/portali DurresLajm/

 

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Situata e krijuar pas humbjes së Gjermanisë 6-0 ndaj Spanjës në Ligën e Kombeve vazhdon të jetë e tensionuar.

Peshëngritja shqiptare ka humbur të premten një tjetër figurë, pasi është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare Haki Agalliu.

Ikona argjentinase e futbollit, Diego Maradona, është larguar të mërkurën nga kjo jetë.

Vdekja e Diego Armando Maradonës fatkeqësisht është shoqëruar me polemika e skandale.

Argjentina, Napoli dhe e gjithë bota po vajton largimin nga kjo jetë të legjendës së futbollit Diego Armando Maradonës.

Diego Armando Maradona është përcjellë për në banesën e fundit nga anëtarët e familjes dhe miqtë e ngushtë, të cilët ishin të vetmit që u

Elseid Hysaj po kalon javët e tij të fundit në aventurën te Napoli.

Futbollisti i ekipit norvegjez Molde Sherif Sinian ka shpëtuar mirë në përballjen e mbrëmjes së djeshme me Arsenalin në Ligën e Europës.

Teuta nuk shkoi më shumë se një pikë në ndeshjen e javës së katërt ndaj Vllaznisë.