Skënderbeu zhvilloi në “Elbasan Arena” me Dinamon e Kievit takimin e parafundit të Grupit B të Europa League.

Korçarët arritën fitoren e parë në grup, teksa mundën me përmbysje ukrainasit me rezultatin 3-2.

Në minutën e 16-të ukrainasit kalojnë në avantazh. Tsygankov përfiton nga një përgjumje e mbrojtjes korçare dhe me portën e boshatisur e ka si një lojë fëmijësh për ta shtyrë topin në rrjetë.

Nuk zgjat shumë avantazhi i Dinamos së Kievit, pasi Sabien Lilaj me një gjuajtje nga larg, i ndihmuar dhe nga një devijim, barazon shifrat, 1-1.

Në pjesën e dytë Xhejms fillimisht kalon në avantazh Skënderbeun, ndërsa Sowe realizon dhe golin e tretë.

Në fund Dinamo shkurton diferencën me Rusyn (90’), por vetëm sa për të vulosur rezultatin përfundimtar 3-2.