Dallimi mes një topi futbolli dhe një golfi është i madh, por talenti për t’i menaxhuar duket i njëjtë. Të paktën për Andrea Pirlon. Megjithëse pjesëmarrës në turneun bamirës “Mauro Golf Cup”, ishmesfushori nuk ngurron të flasë për sportin që e bëri të njohur.Seria A ofron shumë argumente pikante dhe njëri syresh është pa dyshim dueli për titull mes Juventusi dhe Antonio Kontes, mentori i tij në epokën juventine. “Interi është pa dyshim alternativa e parë dhe më e forta për të konkurruar Juventusin.

Mungesa e Kielinit do të ndikojë shumë te bardhezinjtë, sepse përveçse është kapiteni dhe lideri, forca e tij në fushë është një faktor vendimtar. Juvja ka vepruar mirë në merkato duke blerë të rinj të talentuar dhe në lartësinë e klubit”, sqaron Pirlo.Në një fushë golfi e me shkop në dorë duket sikur e ka praktikuar këtë sport prej vitesh, por pasioni i ri nuk e lejon ta harrojë fanellën me numër 21.

Te Juvja ajo tashmë mbahet nga Gonzalo Higuain, për të cilin Pirlo thotë: “Nuk më habit që numri im mbahet nga Gonzalo.Përkundrazi, jam i lumtur sepse është një kampion. Për mua është partneri ideal i Kristianos, sepse shënon, jep asiste dhe luan shumë për ekipin”. Nëse fanella nuk përbën problem, i njëjti qëndrim vlen edhe për bollëkun që ka kapluar ekipin e Mauricio Sarrit.“Kur luan në një klub të madh si Juventusi, duhet të mësosh të jetosh krah kampionëve të tjerë e njëkohësisht të tregosh vlerat e dua. Për mua Juvja është ende më e forta e Serisë A, por për të parë dorën e Sarrit në aspektin e lojës duhet edhe pak kohë. Për mua Juvja ka të gjitha mundësitë për të synuar çdo trofe”, tha 40-vjeçari.

Nuk mund të mungonte edhe një koment për Milanin, një tjetër ish-ekip ku Pirlo pati sukses. “Sapo ka nisur sezoni e do të duhet pak kohë për të kuptuar idetë e trajnerit, por sidoqoftë Xhampaolo më duket njeriu i duhur në vendin e duhur.Drejtuesit nga ana e tyre kanë vepruar shumë mirë, sepse nuk duhen harruar kushtet në të cilat punojnë dhe problemet financiare të Milanit. Niveli është ai që është dhe më duket se po punohet me cilësi për të ndërtuar një ekip të ri. Udhëzimet e trajnerit po ndiqen edhe për merkaton, por siç thashë, me kalimin e kohës do të kuptojmë se sa vlen ky Milan”.