Skuadra e Ballkanit nga IPKO Superliga e Kosovës ka vendosur që fazën përgatitore të janarit ta zhvillojë në një klimë më të përshtatshme në qytetin bregdetar të Durrësit.

Para nisjes drejt Shqipërisë, ekipi me qendër në Suharekë ka zyrtarizuar afrimin e Ledjon Muçës, që vetë, një ditë më parë ishte shkëputur nga Gjilani.

Për Ballkanin Muça është përforcimi i radhës në këtë pauzë dimërore, pasi më parë klubi ka nënshkruar me qendërsulmuesin Demir Avdic (së fundmi ka qenë lojtar në disa klube në Austri e gjithashtu karrierë ka pasur edhe në Bosnjë, Maltë, Mal të Zi e Suedi) si dhe Dardan Jashari, që erdhi nga radhët e Llapit.