Ngjarja e rëndë e ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përpara disa kohësh, me vrasjen e qytetarit Xhorxh Flojd sensibilizoi mjaft persona në të gjithë botën ku edhe futbolli nuk mbeti pas në iniciativën duke u ulur në gjunjë për të respektuar të ndjerin i cili ishte njeri me ngjyrë.

Në takimin e fazës çerekfinale të Europa Ligës mes asaj të Slavias së Pragës dhe Arsenalit, u vu re se “topçinjtë” u ulën në gjunjë për të kryer ritualin e përhershëm që kryhet në Britani, ndërsa skuadra e Slavias nuk pranoi ta bënte këtë gjest sensibilizues.Ndërkohë sulmuesi kryesor i Arsenalit, Aleksandër Lakazet u ndje i fyer dhe shkoi përpara syve të skuadrës çeken të ulej në gjunjë, një veprim që mori vëmendjen e të gjithë globit duke u bërë virale si video.