Humbja 4-0 ndaj Evertonit mesditën e së dielës turpëroi edhe mbrojtjen e Mançester Junajtid këtë sezon. Katër golat që “djajtë” pësuan në “Goodison Park” e dërguan në 48 numrin e tyre të pësuar gjatë 2018-19 në Premier Ligë, duke e bërë këtë sezon rekordin më të dobët të historisë së tyre në këtë kompeticion.

Ai mbahej nga skuadra e sezoneve 1999-2000 dhe 2001- 2002, kur mbrojtja e “djajve”, e cila në atë kohë drejtohej nga Sër Aleks Fergusoni, pësonte shifrën e 45 golave.20 herë kampionët e Anglisë kanë pësuar 19 gola në 17 ndeshjet me teknikun Ole Gunar Solskjaerin në stol, që kur ai zëvendësoi portugezin Zhoze Murinjo në dhjetor.