Pas 24 javësh kampionat, “Zonja e Vjetër” renditet -10 pikë nga kryesuesit e Interit, por sigurisht ka edhe një ndeshje për të rikuperuar që mund ta zbresë diferencën në -7.

Që bardhezinjtë, kampionët e nëntë sezoneve të fundit, të rikuperojnë në javët e mbetura këtë diferencë, po bëhet gjithnjë e më e vështirë, pas ndalesës së fundit në Verona.

Por që tifozëve t’u rikthehet besimi te skuadra e Pirlos duhet seri e gjatë fitoresh për të rikthyer shpresat e titullit të 10-të radhazi. 

Për ta arritur këtë duhet të injorojnë edhe statistikat, të cilat pas 23 ndeshjesh në 9 sezonet e fundit që janë shpallur kampionë, nuk i kanë gjetur kurrë në kuotën e 46 pikëve.