Statistikat, Portugalia favorite me Shqipërinë

06/09/2015 - 17:35

6 shtator 2015 - Portugalia vjen si favorite në Shqipëri për sfidën që mund të vendosë shumë për kualifikimin e kuqezinjve në Euro 2016, jo vetëm për faktin që luzitanët kanë në përbërjë Cristiano Ronaldon, por edhe duke i bazuar te historiku i përplasjeve mes dy përfaqësueseve. Shqipëria në tre përballjet e fundit ka mundur të marrë një fitore, një barazim dhe një humbje, por në total statistikat flasin në favor të luzitanëve. Përplasja e parë daton në shtator të 1996-s, në kuadër të eliminatoreve të botërorit. Në Qemal Stafa portugezët triumfuan 0-3 me gola të Figos, Helder dhe Rui Costas. Në qershor të vitit 1997, në takimin e kthimit që u zhvillua në Lisbonë, vendasit fituan 2-0 falë finalizimeve të Joao Pintos dhe Luis Figos.

Në vitin 2003, është luajtur miqësorja e vetme me Portugalinë, e cila fitoi me përmbysje në Lisbonë me rezultatin 5-3. Për kuqezinjtë shënoi dy herë Adrian Aliaj dhe Igli Tare. Shorti i vuri përballë njëra-tjetrës edhe në eliminatoret e botërorit Afrikë e Jugut 2010. Në takimin e parë të zhvilluar në Braga, kuqezinjtë rezistuan për rreth 60 minuta me një lojtar më pak, duke marrë një barazim historik 0-0. Në takimin e kthimit në Tiranë, Shqipëria ishte shumë pranë barazimit të dytë, teksa rezultati ishte mbërthyer në barazim 1-1, ku për kuqezinjtë kishte shënuar Erjon Bogdani, por në kohën shtesë Bruno Alves përfitoi nga një dalje e gabuar e Isli Hidit, duke i dhënë fitoren skuadrës së tij. Fitorja në Aveiro falë golit të Bekim Balajt në ndeshjen e parë eliminatore të Europianit është e vetmja e arritur ndaj Portgulisë, që në total kryeson me 4 fitore, një barazim dhe një humbje me golaverash të përgjithshëm 12/5. 

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Edi Martini, trajneri i Teutës, ka dalë sot në konferencë për shtyp në prag të ndeshjes me Kastriotin.

Milan vijon formën e shkëlqyer edhe në Europa League. Kuqezinjtë mposhtën me përmbysje Celtic në ndeshjen e pestë të fazës së grupeve duk

Është hedhur shorti për ndeshjet gjysmë finale në Ligën e Kombeve që do të luhen përkatësisht në datat 6 dhe 7 tetor të vitit të ardhshëm

Tifozët më të rinj të futbollit me të drejtë mund të shtrojnë pyetjen: pse Diego Armando Maradona nuk e ka fituar asnjëherë Topin e Artë?

Lionel Messi është nxitur nga djali i Diego Maradonas që të heqë dorë nga fanella e tij me numrin 10 në Barcelonë si një nderim për legje

Ky është një sezon që nuk po shkon edhe aq mirë për Real Madrid. Los Blancos, pasi triumfuan me Interin, pësuan dy humbje radhëzi.

Ylli brazilian Nejmar, ishte protagonist në një veprim që po bën xhiron e internetit.

Goli ndaj ukrainasve ishte i 750-i në karrierë për portugezin, që për herë të parë në një ndeshje zyrtare e ka dërguar topin në rrjetë më

Humbja ndaj Realit të Madridit në “San Siro” ishte edhe fundi i eksperimenteve për Antonuio Conten, që vendosi të heqë dorë nga prova për

Teuta është parë si një nga pretendentet kryesore këtë sezon.