Thomas Strakosha ishte heroi i fitores së Lazios kundër Empolit. Portieri shqiptar shmangu golin e barazimit në kohën shtesë.

“Një super pritje në goditjen e Acquah, një mrekulli kur po fikeshin dritat e stadiumit. Të shpëtosh 3 pikët një çast para fërshëllimës finale i pëlqen shumë”, shkruan e përditshmja sportive Gazzetta dello Sport.

Ndërhyrja e portierit të kombëtares vulosi fitoren 1 – 0 të Lazios në fushë kundërshtare. Në deklaratën e tij pas ndeshjes Thomas Strakosha tha se merita është e të gjithë ekipit, duke shtuar se duhet të përmirësohen akoma në lojën e tyre.

Një paraqitje e mirë edhe për Frederik Veselin, i cili ndihmoi mbrojtjen dhe sulmin e Empolit edhe pse skuadra toskane doli pa pikë nga ky takim.