Sulmuesi i Kombëtares Shpresa, Fiorin Durmishaj është duke kaluar një moment mjaft të mirë te klubi i Panionios në kampionatin grek. Së fundmi ai ka qenë protagonist me golat e tij, duke zgjuar vëmendjen e disa klubeve. Pas Osijekut në Kroaci, për Durmishajn kanë shfaqur interes edhe anglezët e Bllekbërn.

Në ndeshjen ndaj Aristit të Selanikut, kanë qenë të pranishëm disa skaut nga Anglia për të vëzhguar pikërisht sulmuesin shqiptar. 21-vjeçari nuk u grumbullar këtë here nga trajneri Bushi me ekipin Shpresa për shkak të problemeve të sulmuesit me ushtrinë në Greqi. Një transferim në Angli do t’i hapte Durmishajt rrugët për në Kombëtaren e Panuçit.