ITALI, 11 prill 2013– Mediat italiane kanë raportuar sot se sulmuesi kuqezi, Armando Sadiku, ka tërhequr interesimin e një prej klubeve më të njohura braziliane, Corinthias.

Po kështu, thuhet se klubi brazilian është i gatshëm që ta transferojë sulmuesin shqiptar të Luganos gjatë kësaj vere, kur të hapet merkatoja e futbollit.

Sipas tuttomercatoëeb.com, futbollisti shqiptar po ndiqet nga ekspertët e kompanisë DIS. Kjo kompani, që në fakt është një fond investimi, aktualisht përfaqëson të drejtat e Corinthians për blerjen e lojtarëve, pasi në Brazil lejohet që kartoni i një futbollisti të zotërohet nga një palë e tretë.

Kompania DIS është mjaft e interesuar për Sadikun dhe kërkon që të blejë kartonin e tij, duke  transferuar sulmuesin 22-vjeçar në Brazil.