Dejvi Bregu çon një hap larg kreut Teutën. Një supergol i sulmuesit vlonjat i mjaftoi durrsakëve për të mposhtur Vllazninë në një ndeshje me pak raste, të mërzitshme, të dominuar nga kujdesi i tepërt dhe të vendosur nga episodet që ishin në favor të djemve të detit, pasi Vllaznia u ndal te traversa në fundin e saj, duke qenë tashmë në krizë rezultatesh që e ka bërë të humbasë një epërsi të ndjeshme me ndjekësit, ndërsa për Teutën një tjetër ndeshje ku luajti me nervat e kundërshtarit dhe në fund arriti ta fitojë.