Superliga/ Fitojnë Skënderbeu, Tirana dhe Teuta

24/08/2019 - 22:19

Skënderbeu e nisi me një fitore të vështirë sezonin e ri futbollistik. Në Korçë skuadra e drejtuar nga Ilir Daja iu imponua vetëm në çastet e fundit Flamurtarit të Vlorës teksa e mundi me rezultatin 1-0. Ai që ngrit peshë tifozët korçarë ishte pikërisht Gripshi me golin e shënuar në minutën e 95 të ndeshjes, kur të gjithë po mendonin se sfida po shkonte drejt barazimit 0-0.

Sukses shënoi edhe Tirana që mori një fitore të pastër ndaj Luftëtarit në “Selman Stërmasi” me rezultatin 3-0. Bardheblutë e drejtuar nga Ardian Mema e siguruan këtë fitore që në pjesën e parë kur shënuan edhe të 3 golat e sfidës. Dunga hapi serinë e golave për Tiranën, gola që u shoqëruan nga ata të Grent Halilit dhe Bathës, ky i fundit shënoi me 11 metërsh.

Me 3 pikë doli nga fusha e lojës edhe Teuta që në Niko Dovana të Durrësit mundi Bylisin me rezultatin 1-0. Ishte kapiteni Arapi që shënoi golin e fitores për durrsakët, ndërkohë që vlen të theksohet se Lorenco Vilës iu anulua një gol që do të ishte i dyti për Teutën, për shkak të një faulli të shkaktuar.

Vllaznia e nisi me këmbë të mbarë aventurën e saj në Kategorinë Superiore. E rikthyer pas një viti në Kategorinë e Parë, skuadra kuqeblu fitoi në ndeshjen e javës së parë ndaj Laçit me rezultatin 1-0 të zhvilluar në Loro Boriçi të Shkodrës. Heroi për Vllazninë u bë braziliani Hygor që në fundin e pjesës së parë të ndeshje shënoi me një gjuajtje nga distanca i ndihmuar edhe nga një devijim i një prej mbrojtësve të Laçit duke i dhënë mundësinë skuadrës shkodrane të marrë 3 pikët e para në këtë sezon të ri.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Suksesi i Milanit në Veronë la shumë të pakënaqur mes tifozërisë kuqezi.

Ta largosh Massimo Morattin nga Interi është mision i pamundur.

Mund të jenë ndër tifozët më të lumtur ata të Las Vegas Lights, klub i kategorive inferiore në Amerikë, që ka vendosur të aplikojë një më

Krahas sporteve popullore si futbolli, basketbolli apo volejbolli, edhe tenisi po bëhet gjithnjë e më shumë një sport i preferuar për qyt

Një frazë raciste, e përdorur për të ilustruar konsideratën e lartë ndaj Romelu Lukakut, i ka kushtuar shtrenjtë analistit Luciano Passir

Teuta ka zbritur në fushën e stërvitjes dhe skuadra durrsake do t’i përqendrojë përgatitjet në dy “frontet”, Kupën e Shqipërisë, të cilën

Futbollistët e Teutës janë rikthyer dje në stërvitje, për të filluar përgatitjet për ndeshjen e kupës ndaj Tërbunit.

Janë të rralla rastet kur portierët e skuadrave bëhen golashënues.

Milan ndryshon trajner, por Mateo Salvini nuk bën të njëjtën gjë me mendimet e tij.