Surpriza e Barcelonës, Grizman vlen më shumë se Leo Mesi!

14/07/2019 - 21:10

Antuan Grizman është gati të nisë një etapë të re në karrierën e tij. Sulmuesi francez la Atletikon e Madridit për t’u transferuar te Barcelona, aty ku shpreson e beson se do të fitojë trofe.

120 milionë euro pagoi klubi katalanas te “colchoneros” për kartonin e 28-vjeçarit. Kampioni i botës firmosi një kontratë 5-vjeçare, ndërsa si klauzolë e largimit të tij u vendos shifra 800 milionë euro!

Diçka e tillë e bën Grizman lojtarin më të shtrenjtë të Barcelonës, duke ia kaluar edhe Leo Mesit. Kapiteni dhe ylli i ekipit ka një klauzolë prej 700 milionë eurosh, ndërsa në vend të tretë renditen Zherard Pike, Zhordi Alba, Samuel Umtiti, Sergio Buskets dhe Serxhi Roberto me një klauzolë largimi prej 500 milionë eurosh.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Mesfushori i skuadrës së Teutës, Florent Avdyli, flet për sezonin e ri dhe beson se do të jetë i suksesshëm.Ai është i bindur se Teuta do

Sfida ndërmjet Sivassporit dhe Besiktasit në Superligën turke të futbollit dhuroi një ngjarje mjaft të rëndë.

Monaco është klubi më i ri që ka shprehur interesim të madh për sulmuesin e Interit Mauro Icardi, të cilit i ka ofruar pagë shumë të majm

Duhej të ishte festë pas fitores së Superkupës, por nuk ka qenë e tillë rruga për në kthim e disa tifozëve të Partizanit.

Amadu Latif e mbylli aventurën me Teutën, sezonin që lamë pas, dhe tashmë ka zgjedhur që të largohet nga Shqipëria, dhe të vijojë karrier

Olimpia-Motagua është një nga derbit më të zjarrtë në Honduras, dhe i tillë ishte edhe këtë herë.

Lukaku vazhdon të punojë shumë, për ta nisur sa më mirë sezonin në Serie A.Përmes një postimi në rrjetet sociale, Romelu Lukaku i ka dërg

Mançester Siti dështoi të sigurojë fitoren e dytë në Premier Ligë, teksa nuk shkoi më shumë se barazimi 2-2, në ndeshjen kundër Totenhemi

Kanë mjaftuar pak ndeshje që situata te skuadra e Bajern Mynih të kthehet përsëri e tensionuar.