Takaj kapet me gazetaren: Rivalët tanë janë ata që të flasin ty në vesh

Postuar: 16/04/2018 - 08:34

Ardjan Takaj ka qenë ironik dhe deri diku i ashpër me Hygerta Sakon pak më parë në emisionin "Rubrika Sportive" në RTSH. Kur moderatorja e emisionit e ka pyetur se kush janë kundërshtarët e Partizanit, të cilët e dinin që në shtator se Skënderbeu do të dënohej ai iu përgjigj:

"Kundërshtarët tanë janë aty. I keni edhe ju aty, pyesni regjisorin. Pyet atë që të flet ty tek veshi", i tha presidenti i Skënderbeut Hygerta Sakos.

Ajo iu përgjigj aty për aty duke i thënë: "T’i them Lulit?". "Po, thuaji Lulit të vogël…", i tha Takaj, duke bërë sërish ironi.

Një ditë më parë ai zbuloi mesazhet e ish-drejtorit të Partizanit, Dritan Dervishi, i cili mes të tjerave i thoshte Takajt se regjisori i akuzave që vinin nga Shqipëria ishte Pano Xhixho, drejtori i departamentit të sportit në RTSH. Nuk dihet nëse dje me fjalën “regjisor” ai i referohej pikërisht Xhixhos. /PanoramaSport/

(Mesazhet e publikuara…)

sms1

sms2

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

   Skuadra italiane Vicenza Virtus është vënë në qendër të kritikave pasi zëvendësoi djemtë që kapin topat pas porte me adoleshente gjysm

   Skena të frikshme u kapën nga kamerat amatore në Meksikë para ndeshjes derbi mes Tigres dhe Monterrey, ku një tifoz mbeti thuajse i vd

Interi do të ketë një mungesë të rëndësishme në sfidën ndaj Fiorentinës, pikërisht trajnerin Luciano Spalletti i cili nuk do t’i përcjell

Zbulohen votat e trajnerit dhe kapitenit të Shipërisë për çmimet “The Best” të FIFA-s.

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De biasi ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatë

Ish-trajneri i Shqipërisë Gianni De biasi ka udhëtuar drejt Armenisë ditët e fundit me qëllimin për të biseduar me presidentin e Federatë

Tri ndeshje në katër ditë rezervon kalendari për durrsakët, të cilët e nisin pikërisht të mërkurën për Kupë me Turbinën, më pas të shtunë

Pesë pikë në po kaq javë, dy gola të shënuar dhe 4 të pësuar janë shifra që nuk i shkojnë për shtat ambicieve dhe lojës së treguar nga Te

 Luka Modric është shpallur lojtari më i mirë i FIFA-s.