Të gjithë presin të pensionohet, por Buffon merr ofertë nga gjigandët….

Postuar: 16/04/2018 - 16:53

   Gjigandët argjentinas të Boca Juniors janë vendosur të bëjnë një lëvizje sensacionale për të marrë legjendën e Juventusit, Gianluigi Buffon, pohon “Radio Continental”. Ky raport mediatik pohon se Carlos Tevez do të përpiqet ta bindë shokun e tij të vjetër për të shkëmbyer Torinon me Buenos Aires në qershor, në mënyrë që t’i drejtojë përpjekjet e Boca për të fituar titullin e “Copa Libertadores”.

Portieri veteran bardhezi nuk është deklaruar akoma nëse do të pensionohet në fund të këtij sezoni, apo jo. Ai do të ulet e të bisedojë me presidentin Agnelli, për të të vendosur nëse do të luajë edhe një sezon, apo do të tërhiqet.

Vetë 40-vjeçari ka pohuar herë pas here se nuk do t’i bëhet barrë kërrkujt, por do të luajë sa t’ia lejojë trupi, gjendja fizike.Buffon doli me karton të kuq në çerekfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve, pasi reagoi fuqishëm ndaj penalltisë së akorduar nga kryesori anglez, e cila eliminoi Juventusin në “Santiago Bernabeu”.

Shumë kanë thënë se kjo ishte ndeshja e fundit e tij në Champions dhe nuk e meritonte një mbyllje të tillë, megjithatë mbetet të shohim nëse Buffon do t’i varë dorezat në gozhdë. Ai ka oferta, njëra prej të cilave vjen nga gjigandët argjentinas të Boca Juniors.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta triumfoi në atë që u konsiderua si finale mbijetese përballë Vllaznisë, por në një kampionat kaq agresiv në zonën e ftohtë, asgjë n

Rezultatet e arritura në javët e fundit kanë entuziazmuar drejtuesit e Teutës, që kanë akorduar 5 mijë euro për barazimin me Luftëtarin d

Tatimet mësyjnë në FSHF për kontroll.

Përpara 1 viti, FIFA miratoi zhvillimin e Botërorit të vitit 2026 me 48 skuadra, por së fundmi presidenti i këtij institucioni,Gianni Inf

Një episod skandaloz ka ndodhur në futbollin bolivian. Një lojtar sulmoi trajnerin e tij, pasi nuk e kapërdiu dot zëvendësimin.

Bajerni i Mynihut ka zyrtarizuar një tjetër trajner në klubin e vet.

Ditët kalojnë, dhe stadiumi i ri që po ndërtohet në kryeqytet, “Arena Kombëtare” vazhdon të marrë formë.

Me të varur “këpucët në gozhdë”, edhe pse ende i duhet të luajë ndeshjen e lamtumirës, më 21 maj në stadiumin “San Siro”, Andrea Pirlo po

Teuta ndodhet në një pozicion të vështirë në klasifikim, megjithatë rezultatet e arritura në javët e fundit japin shpresë dhe mbushin me

Një ngjarje e çuditshme vjen nga Rusia, pak muaj para fillimit të Botërorit 2018.