Mançester Siti është kthyer në një vatër të vërtetë për COVID-19, teksa tetë futbollistë dhe një pjesëtar i stafit janë të infektuar. Mes lojtarëve të infektuar janë edhe emrat e Uolker, Gabriel Zhezus, Ederson apo Ferran Torres.

Por, për ndeshjen e radhës në kampionat trajneri Pep Guardiola ka në dyshim të madh Serxho Aguero. Tekniku spanjoll, së fundmi ka lajmëruar se argjentinasi ka qenë në kontakt me një person të infektuar dhe tashmë duhet të qëndrojë në izolim.

“Fatkeqësisht, Aguero ka qenë në kontakt me një person që më pas rezultoi i infektuar. Për këtë arsye duhet të izolohet për disa ditë. Por, Aguero është negativ, edhe sot besoj se do të dalë negativ. Por, protokolli thekson se në këto raste duhet izolim i menjëhershëm. Për ndeshjen e radhës nuk e di nëse do të jetë, do të veprojmë sipas rregullave”, u shpreh Guardiola.