19/01/2019 - 20:09
Tenisti 25-vjeçar francez Mick Lescure, i 40-ti në renditje në vendlindjen e tij dhe numri 487 në botë, ka rrëfyer sot gjithçka në lidhje me trukimet që ai ka bërë në këtë sport.
“Herën e parë ka ndodhur kur isha në Bankok, në Tajlandë dhe shitja ndeshjen time për 600 euro. Më pas, kjo gjë u kthye në ves për mua”, tregon Lescure. Ai përfundoi shumë shpejt në shënjestrën e hetuesve dhe të martën në mëngjes përfundoi në pranga.
Tenisti ka pranuar gjithçka në lidhje me shitjet e ndeshjeve para hetuesveër 48 orë me radhë kanë marrë të gjithë informacionin e nevojshëm. Nga viti 2015, ai ka trukuar rreth 30 ndeshje, duke favorizuar bastet klandestine, nga të cilat ka fituar rreth 30 mijë euro.
E përditshmja “L’Equipe” ka publikuar shumë detaje në lidhje me këtë çështje. Në vitin 2015, tenisti francez Lescure është takuar me “mjeshtrin”, 28-vjeçarin armen Grigor Sargsyan (me pasaportë belge). Pas atij takimi ka ardhur trukimi i parë, në Tajlandë, ku u mund nga një tjetër tenist francez për vetëm 600 euro. Më pas, ai ka trukuar ndeshje në Greqi, Spanjë, Santo Domingo e Bahrein, ndërsa në Francë ka bërë shpesh ndërmjetësin.
/portali DurresLajm/