Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Tension i lartë te Napoli, Gattuso përjashton mbrojtësin nga stërvitja

05/03/2021 - 16:58

Barazimi i beftë në transfertën ndaj Sassuolos, me një penallti naive të shkaktuar nga mbrojtësi grek Kostas Manolas në sekondat e fundit të kohës shtesë, ka rritur ndjeshëm tensionin në klubin e Napolit.

Menjëherë pas ndeshjes u pa trajneri Gattuso që të debatonte ashpër me mesfushorin Bakayoko, ndërsa edhe Lorenzo Insigne reagoi mjaft ashpër ndaj shokëve të skuadrës, duke lënë fushën e lojës mjaft i tensionuar.

Megjithatë asgjë nuk ka përfunduar në “Mapei Stadium”, pasi edhe me rikthimin e skuadrës në Napoli, nervat vijojnë të jenë të tendosura dhe trajneri Gattuso ka pasur një tjetër përplasje në stërvitje, këtë herë me mbrojtësin portugez Mario Rui.

Sjellja e këtij të fundit në stërvitje, nuk i ka pëlqyer trajnerit, që ka reaguar dhe e ka larguar nga fusha para kohe, një sinjal ky mjaft i qartë i tensionit të lartë që mbizotëron në skuadër vetëm pak ditë para ndeshjes me Bolognën në stadiumin “Diego Armando Maradona”.

Ky është ndëshkimi i dytë që trajneri Gennaro Gattuso jep për futbollistin portugez brenda një kohe të shkurtër, pasi edhe nëntorin e kaluar, sërish para ndeshjes me Bolognën, përjashtoi nga stërvitja si Mario Ruin, ashtu edhe Ghoulam.

Nuk dihet ende nëse trajneri do të grumbullojë mbrojtësin portugez për ndeshjen ndaj Bolognës, megjithatë situata në kampin napolitan duket mjaft e rënduar dhe i takon Gattusos të rikthejë menjëherë qetësinë, pasi “treni që të çon në zonën Champions, nuk pret më”.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.