Momente tensioni mes Barcelonës dhe sulmuesit francez, Osman Dembele. Sipas stacionit radiofonik “RMC Sports”, ka pasur një përplasje me tone mjaft të nxehta mes futbollistit dhe stafit mjekësor të klubit, menjëherë pas dëmtimit të tij kundër Borusias së Dortmundit në Champions.

Kërkesa e lojtarit ka qenë të kurohet në Katar, mjekët katalanas këmbëngulnin që të qëndronte pranë klubit, duke shkaktuar zemërimin e Dembelesë, i cili në një moment ka goditur me grusht edhe tavolinën, duke përsëritur se në qendrën “Aspetar” në Doha ai do të riaftësohej më mirë. Në këtë pikë erdhi OK i klubit. Dembele pritet ta përshpejtojë rikuperimin e tij me dy javë nga afatet e parashikuara.