Tensione te Juvja pas barazimit me Atletikon, lojtarët gjejnë “fajtorin”

19/09/2019 - 18:06

Në Madrid ndaj Atletikos mbrëmjen e djeshme, sigurisht që nuk ishte një ndeshje e lehtë për Juventusin.“Zonja e Vjetër” po fitonte me dy gola, por Saviç dhe Herrera barazuan shifrat dhe i hoqën 3 pikë nga duart.

Siç shkruajnë mediat spanjolle, në një nga daljet e fishës, pati edhe tensione mes vetë lojtarëve të Juves. Ishte Kuadrado, që akuzohej nga shokët e skuadrës si përgjegjës për një nga golat e pësuar.

Ata që gjendeshin aty pranë, e panë skenën, por i menjëhershëm ishte reagimi i Leonardo Bonuçit. Mbrojtësi u fut për të sheshuar gjithçka, dhe i ftoi shokët e skuadrës që të futeshin në ambientet e brendshme të stadiumit. Më tej, vetë Bonuçi tha dy fjalë për rastin në fjalë.

“Kjo gjë që ndodhi, tregon urinë që kishim për fitore. Donim të dilnim me 3 pikë nga kjo fushë, por këto gjëra zgjidhen më mirë në shtëpi, mes familjes. Duhet të marrim një qëndrim, dhe të jemi më të kujdesshëm. Të mësojmë nga ky barazim dhe ta bëjmë këtë ekip të pakalueshëm në të ardhmen” – deklaroi Bonuçi për mediat aty pranë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Të premten Teuta do kërkojë të thyejë “tersin” dhe të dalë me tri pikë nga përballja tejet e rëndësishme me Flamurtarin.

Teuta vijon me intensitet punën për ndeshjen me Flamurtarin, por përgatitjet kanë qenë të kushtëzuara nga numri i lojtarëve në stërvitje.

Tottenham ka filluar të interesohet për Jose Mourinhon si trajnerin e tyre të ardhshëm.Sipas mediave angleze Pochettino do të largohet gj

Presidenti Ilir Meta iu është bashkuar mesazhe të ngushëllimit për ndarjen nga jeta të legjendës së futbollit shqiptar Mico Papadhopulli.

Ka pak gjasa të ndodhë, për të mos thënë nuk ka fare nëse nuk do të ketë një përshkallëzim të situatës në ndeshjet e ardhshme të kombëtar

Cristiano Ronaldo do të jetë pjesë e Juventusit ta paktën deri në përfundim të kontratës aktuale.

A e keni imagjinuar se diferencën mes një medaljeje të artë dhe asaj të argjendtë mund ta bëjë higjiena personale?

Pesë tifozë bullgarë janë arrestuar sot për abuzim racial ndaj lojtarëve të Anglisë gjatë ndeshjes kualifikuese në Euro 2020 Bullgari-Ang

Shumë i lumtur për golin e realizuar u shfaq Rey Manaj i cili u çlirua pas golit spektakolar që realizoi ndaj Moldavisë.