Shoqata “Teuta Basket” i është drejtuar me një letër zyrtare presidentit të Federatës Shqiptare të Basketbollit, Avni Ponari dhe shoqatës "Goga Basket". Në letrën që DurrësLajm po e boton të plotë i kërkohet zotit Ponari të ndërhyjë, pasi pak para ndeshjes së 5-të finale mes ekipit të Teutës në basketboll për meshkuj dhe atij të Goga Basket tifozeria e Teutës nuk gjen dot bileta.

Në letër, shoqata “Teuta Basket” nënvizon se ambienti ku do të zhvillohet finalja e Superligës së Basketbollit Shqiptar është vërtet një ambient i ndërtuar nga privatët, por simbolika e kësaj ndeshjeje mes dy ekipeve të qytetit bregdetar është mjaft e rëndësishme për Durrësin dhe qytetarët e tij.

“Palestra dhe salla qe keni ndertuar eshte private por Kampionati Kombetar i Basketbollit eshte nje aktivitet publik dhe si i tille meriton respekt per qytetaret dhe sportdashesit”,- thuhet në letër.

Në të njëjtën kohë, i kërkohet zotit Ponari që të ndërhyjë pranë presidentit të ekipit “Goga Basket” për të normalizuar situatën, pasi në të kundërt do të jetë Igli Goga që do të mbetet po biletë hyrëse në qytet.

“Tifozeria dhe durrsaket te bejne thirrje ti therrasesh arsyes, leri inatet dhe respekto qytetin, sepse nje dite keta qytetare do te lene ty dhe ata qe te keshillojne ty, pa bilete hyrese ne qytet. Kjo eshte e sigurt!”,- është apeli i shoqatës “Teuta Basket” për presidentin e “Goga Basket”.

Letra e plotë: 

‼Reagim i Shoqates Teuta Basket‼

Drejtuar:

•  Federata Shqiptare e Basketbollit,     

Presidentit Z.  Avni Ponari

• Shoqates Goga Basket

         Ne solidaritet te plote me qytetarine dhe tifozerine Durrsake e cila pret me padurim Eventin e fundit te Superliges ne Basketbollin Shqiptar, Finalen e 5-te, ku dhe do te percaktohet Ekipi fitues Kampion, e ndjeme si detyre ti apelojme shoqates Goga basket me seli ne mbikalimin e Fllakes Xhafzotaj, te reflektoje dhe ti therrase arsyes dhe ti japi mundesi tifozerise Durrsake te ndjeke live kete finale te Basketbollit Shqipetar.

Menyra e turpshme me te cilen sot po ofendohet tifozeria e zjarrte Durrsake e rizgjuar nga rezultatet e shkelqyera te ekipit te tyre i cili ket vit eshte fitues i Kupes se Republikes, fitues i Superkupes dhe Finalist dhe Nen/Kampion i Liges Ballkanike, rezultat ky i pa arritur ndonjehere nga ekipet e basketbollit shqipetar, neser zhvillon ndeshjen e radhes per Titullin Kampion per te cilin djemte e Teutes kane derdhur djerse, mund dhe sakrifica per te lartesuar emrin e Basketbollit Durrsak dhe atij Shqipetar.

Cfare do ti thone keta djem tifozerise qe i ka mbeshtetur, familjareve, miqve dhe shokeve kur keta te kerkojne nje bilete per neser? Dhe pergjigja do jete: Stafi Goges nuk na jep bileta?!

Cfare do ti themi sponsoreve tane te cilet duan te ndjekin ndeshjen?! Pergjigja eshte e dhimbshme: Nuk kemi bileta.

Palestra dhe salla qe keni ndertuar eshte private por Kampionati Kombetar i Basketbollit eshte nje aktivitet publik dhe si i tille meriton respekt per qytetaret dhe sportdashesit.

Tifozeria dhe durrsaket te bejne thirrje ti therrasesh arsyes, leri inatet dhe respekto qytetin, sepse nje dite keta qytetare do te lene ty dhe ata qe te keshillojne ty, pa bilete hyrese ne qytet. Kjo eshte e sigurt!

Zoti PONARI te jemi drejtuar disa here per disiplinimin e ketij njeriu, i cili e nisi me groposjen e basketbollit durrsak, e vazhdoi me grabitje lojtaresh dhe sot po i shpall lufte Qytetit.

Zoti PONARI Qyteti i Durresit ndjehet i fyer, Tifozeria durrsake gjithashtu, nga nje njeri qe i perkedhelur nga mosveprimi juaj, arrin te kryeje veprime te tilla, qe vetem nje person i sigurte ne mos ndeshkimin e vet mund ti bej.

Zoti PONARI!

Lutemi te nderhyni ne vendosjen e normalitetit per zhvillimin e Finales dhe te mos beheni pale me pazaret e njerezve qe kane humbur besimin ne garen e ndershme sportive dhe e shikojne Trofeun si produkt dallaveresh.

Teuta Basket e angazhuar si gjithmone ne garen e ndershme sportive dhe me te drejten qe i japin rezultatet e arritura deri tani, garanton qytetarine dhe tifozerine Durrsake se eshte ne anen e saj, si Ekipi i Qytetit.

Garanton Tifo Grupin "Djemte e Detit" se respekton maksimalisht mbeshtetjen qe ato i kane dhene si vlere e shtuar e rezultateve te arritura.

Zoti PONARI!

Ne qofte se Goga Basket ka nevoje per nje Trofe mund ta bleje ne pazar, nese deshiron gare sportive le te perballet ne kushte te barabarta me Ekipin tone, ne palestren Goga, ne Pallatin e Sportit "Ramazan Njala" ne Pallatin e Sportit "Asllan Rusi" ose ne Parkun Olimpik modern "Feti Borova".

Garantojme qytetarine durrsake se jemi ne krahun e tyre. Ne qofte se qytetaria dhe tifozeria durrsake do te qendrojne jashte ketyre sallave do te jemi dhe Ne me ta.

Zoti PRESIDENT I FSHB, ushtroni kompetencat qe ju jep pozicioni qe keni!

Shoqata "TEUTA BASKET" – Durres