Teuta festoi titullin e dytë në historinë e klubit 101-vjeçar. Por, kush ishin protagonistët e trofeut të parë në Durrës në sezonin 1993-1994?. Lojtarët që shkruan me germa të arta historinë e futbollit durrsak, duke filluar nga kapiteni Ardian Abazi dhe deri te sulmuesi Elton Koça. Më 23 prill të vitit 1994, skuadra e drejtuar nga Haxhi Ballgjini, fitoi 1-0 ndaj Vllaznisë dhe siguroi titullin e parë në histori. Festa ishte e çmendur në Durrës, ndërsa më pas në transfertën me Besëlidhjen në javën e fundit, u bë edhe ceremonia zyrtare e titullit, ku ish-drejtuesi i FSHF-së, Eduard Dervishi, i dorëzoi trofeun kapitenit Abazi.

Nga Teuta e atij viti sot punojnë në klub si trajnerë emra si Xhevahir Kapllani, Markelian Xhai dhe Gentjan Begeja. Teuta fiton titullin kampion me 1994 dhe Kupën e Shqipërisë në vitin 1995, për t’u ndeshur me Parmën e famshme të futbollit italian. Largimi i papritur i Edmond Mihas, detyroi sekretarin e KF Teuta Bashkim Koka, të emëronte si trajner të parë Haxhi Ballgjinin, i cili së bashku me Stavri Nicën kanë meritën se kristalizuan grupin dhe e ndërgjegjësuan drejt suksesit të pazakontë. Ja ekipi i plotë i Teutës kur fitoi titullin e parë kampion në vitin 1994 – Kujtim Shtama, Xhevahir Kapllani, Ardian Abazi, Eugen Xhakoni, Shpëtim Kapidani, Anesti Qendro, Ardian Dashi, Mikel Furrxhi, Bajram Fraholli, Alvaro Zalla, Ilir Alliu, Alban Mehmeti, Ardian Bushi, Elton Koça, Artan Vila, Dashamir Disha, Enkelejd Dobi, Marenglen Xhai, Fatos Kuçi, Ilir Bushi, Gentjan Begeja, Gazmend Canaku, Elvis Kalaja – Trajner -Haxhi Ballgjini, zv/trajner-Stavri Nica.

Ndërsa heronjtë që sollën titullin e dytë kampion në Durrës në vitin 2021 janë: Presidenti Edmond Hasanbelliu, Futbollistët: Frashëri, Arapi, Hoxha, Todorovski, Jackson, Aleksi, E.Vila, Daja, L.Vila, Bregu, Krasniqi, Çeleski, Jazxhi, Kouros, Pjeshku, Plaku, Kapllani, L.Beqja, Karabeci, Zogaj, Gruda, F.Beqja, Avdyli. Trajner: Edi Martini, zv/trajner Bledar Hodo, trajner i portierëve Bledian Rizvani, drejtor teknik Sulejman Starova.