Teuta është e plotë, Shkëmbi projekton ndryshime në skuadër

22/11/2019 - 17:46

Teuta do të udhëtojë ditën e diel drejt Shkodrës për të sfiduar në “Loro Boriçi” Vllazninë. Të besuarit e trajnerit Bledi Shkëmbi nuk po kalojnë një periudhë pozitive, teksa në katër ndeshjet e fundit nuk njohin fitore, duke regjistruar tri barazime dhe një humbje. Edhe realizimi i golave është një problem më vete.

Durrsakët e kanë gjetur rrugën e rrjetës në këtë sezon vetëm tetë herë dhe më keq ka bërë vetëm Luftëtari i vendit të parafundit. Ndër prerja e kampionatit ka ardhur në momentin e duhur për “djemtë e detit”, si një mënyrë për të riparuar gabimet e ndeshjeve të fundit. Në Shkodër, Teuta duhet t’i trembet një tjetër statistike. Durrsakët nuk fitojnë larg shtëpisë prej sezonit të kaluar teksa më 12 maj mposhtnin në Korçë, Skënderbeun.

Prej atij momenti, Teuta nuk ia ka dalë të marrë pikët maksimale në transfertë, ndërsa në këtë sezon jashtë shtëpisë ka grumbulluar katër pikë, falë katër barazimeve. Në bilanc janë edhe dy disfata. Megjithatë, durrsakët shpresojnë ta kalojnë këtë “makth” në Shkodër, përballë Vllaznisë.Teuta zhvilloi seancën e radhës stërvitore në prag të ndeshjes së javës së 13-të me Vllazninë, që do të luhet më 24 nëntor në “Loro Boriçi”. Tashmë skuadra është e plotë dhe po merr ngarkesën fizike, në një kohë që edhe ana taktike ka minutazhin e saj.

Shkëmbi është fokusuar te qarkullimi i topit, një nga pikat ku korçari kërkon të ngulmojë për të ndryshuar mënyrën se si skuadra e interpreton lojën. Arbër Çyrbja është rikthyer të stërvitet me grupin dhe duket se për momentin ka hedhur pas problemet fizike. Mesfushori durrsak ende nuk e ka marrë dritën jeshile nga stafi mjekësor për të luajtur, pasi iu nënshtrua një kontrolli të detajuar gjatë ditës, ndërkohë që sulmuesi Abdul Khalid ende nuk është i gatshëm për t’iu bashkuar grupit.

Sulmuesi ganez po vuan një dëmtim në gju dhe ka kryer stërvitje të diferencuar e karakterizuar nga vrapimet, por pa kontakt me topin.Në mungesë të qendërmbrojtësit Rustem Hoxha, zëvendësuesi do të jetë Silvestër Shkalla. Bledi Shkëmbi ka organizuar dhe një ndeshje brenda grupit, për të parë gjendjen e lojtarëve para Vllaznisë.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Teuta do të luajë në javën e 34-ërt një ndeshje të rëndësishme për objektivin Europë, por me shumë mungesa.

Kukësi e zgjidhi shumë shpejt ndeshjen ndaj Teutës me golat e shënuar që në pjesën e parë.

Një moment pa dyshim jo i mirë për Marcelo Brozoviç, në fushën e gjelbër për shkak të dëmtimeve por edhe jashtë saj.

150 milion euro, kjo është fatura që Steven Zhang duhet të paguaj për të shkarkuar Antinio Conte nga Inter dhe për të gjetur një staf të

Numrat flasin qartë, ka një “mbret” në shtëpinë e “Zonjës së vjetër”, ai quhet C.Ronaldo.

Sot humbën betejën me COVID-in 4 pacientë.

Kompanitë e basteve nuk do të jenë më në gjendje të paraqiten nëpër fanellat e futbollit të ekipeve nga La Liga prej edicionit të ardhshë

Domenico Tedesco, trajneri italo-gjerman i Spartak Moscow, i ka habitur të gjithë me sjelljen e tij.