Teuta fiton 1-0 miqësoren me Besën

17/01/2015 - 21:21

DURRËS, 17 JANAR 2015 -  Teuta ka zhvilluar një miqësore me ekipin e Besës, ndeshja kjo që i ka shërbyer si një test mjaft i mirë trajnerit Begeja. Teuta ka fituar 1-0 këtë miqësore me një gol të shënuar me 11 metërsh nga sulmuesi i ardhur gjatë merkatos Kuli. Teuta pavarësisht fitores minimale ka patur një mori rastesh shënimi me sulmuesit e saj por nuk ka arritur të finalizojë megjithatë ndeshja ka qenë mjaft e fortë madje në pamje të parë dukej si një ndeshje zyrtare me një luftë të fortë sportive nga të dyja ekipet.

Gjithsesi, Teuta ka patur më shumë epërsi dhe raste shënimi pavrësisht se ka fituar me avantazh të një goli. Paraqitja e durrsakëve ashtu si në miqësoren e kaluar kundër Tiranës të mbyllur në barazim 2-2 edhe kundër Besës ka qenë mjaft e mirë. Tashmë, durrakët luajnë mirë dhe të krijojnë optimizëm për vijimin e sezonit, ku nëse paraqiten ashtu si në dy miqësoret e zhvilluara me siguri Teuta do të ngjitet në renditje dhe do të jetë kockë e fortë për cdo ekip të superligës.

Teuta e Durrësit, gjatë dy fazave të para në kampionat, ka siguruar vetëm 16 pikë dhe ndodhet në vendin e tetë në tabelën e klasifikimit. Durrsakët regjistrojnë 5 fitore, 1 barazim dhe 12 humbje, shënuar 16 gola dhe kanë pësuar 26.

“Djemtë e detit” e kanë konsideruar negative pjesën e parë të sezonit, ndërsa shpresojnë që në dy fazat e mbetura të kampionatit të bëjnë progres në rezultate dhe të ngjiten në tabelën e klasifikimit.

 

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

E ardhmja e portierit Gary Maley në Livingston është lënë në mëshirën e tifozëve në rrjete sociale, pasi që klubi e postoi një anketë ku

Ish-lojtari italian, Masimo Brambati, ka hapur polemika të shumta në Itali, teksa në një lidhje live në “Instagram” ditën e djeshme është

Federata Malteze e Futbollit ka organizuar një mbledhje për të vendosur në do të jepet apo jo titulli kampion për edicionin 2019-2020.

Barcelona i ka të qarta idetë për merkaton e kësaj vere. Blaugranat kërkojnë të ndërhynë në ato reparte ku kanë më shumë nevojë.

Ky sezon ka qenë i pafat për Lukas Bilian. Dëmtimet i kanë komplikuar situatën duke e lejuar të luajë vetëm në 7 raste.

Portieri argjentinas, Uilli Kabajero ka zbuluar se mori kërcënime me jetë, pas asaj gafe të bërë në Botërorin e Rusi 2018, kur tentoi të

Teuta është e gjitha e përqendruar te stërvitjet. Data e rifillimit të kampionatit po afron dhe në Durrës duan që të jenë gati.

Në një kohë kur Premier League mbetet në pritje për të mësuar datën zyrtare se kur do të rifilloj kampionati, ekipet po punojnë për sezon

Shtatë herë kampioni i botës në Formula 1, Michael Schumacher pësoi një aksident të rëndë në Alpet Zvicerane në janar të 2014-ës, ndërsa

Erblira Bici është një nga volejbollistet më të njohura shqiptare që luan në Itali.