Kategoria Superiore luajti ditën e sotme javën e saj të fundit për sezonin 2018-2019, pikërisht javën e 36-të.

Partizani e mbyll Superioren me 70 pikë, në vendin e parë, dhe këtë verë do të luajë në Champions League,  ndërkohë që 59 pikë numëron Kukësi në vendin e dytë.

Në vendin e tretë renditet Teuta, me 57 pikë, që bashkë me kuksianët, janë ekipet që sigurojnë një vend për në Europa League sezonin tjetër.

Teuta fitoi 2-0 ndaj Laçit, me dy gola në minutën e fundit të ndeshjes dhe një tjetër të shënuar në minutën e dytë shtesë.

Pas ndeshjes, trajneri i ekipit të Laçit e braktisi konferencën për shtyp, ndërkohë që trajneri i Teutës Blendi Shkëmbi deklaroi se “ishte një ndeshje korrekte dhe e vështirë, pasi Laçi na e bëri të vështirë punën. Fatmirësisht shënuam minutat e fundit dhe e fituam ndeshjen. Objektivin kryesor, vendin e tretë e arritëm, por duhet të përforcojmë skuadrën, pasi të përballesh në Evropë nuk është gjë e lehtë”.

TEUTA-LAÇI 2-0

Kallaku  90′ (p), Kamara 90+2′