15/01/2021 - 20:40
Një ndeshje e bukur në Durrës, me Teutën që fiton dhe tashmë është në vend të dytë duke ndjekur Vllazninë “këmba këmbës”, ndërsa Bylisi kishte tri mundësi shumë të mira që të shënonte, por nuk ja doli në Durrës.Bën detyrën Teuta ndaj Bylisit në “Niko Dovana” (për herë të parë në shtëpi), ku fitoi me rezultatin 2-0.
Skuadra e Martinit realizoi nga një gol në çdo pjesë, për të siguruar tri pikë të rëndësishme, që kthejnë qetësinë në kampin durrsak pas humbjes me Vllazninë.Golin e parë Teuta e shënoi në minutën e 28-të me Lorenzo Vilën, i cili përfitoi nga rreshtimi i gabuar i mbrojtjes, duke mposhtur portierin mik.
“Djemtë e Detit” mbyllën llogaritë me ballshiotët në minutën e 66-të me golin fantastik të ldi Grudës, që shpërtheu në krahun e djathtë dhe përballë Pano Qirkos nuk gaboi, duke tundur rrjetën.
Rezultati nuk ndryshoi më deri në fund, me Teutën që merr kështu një fitore shumë të rëndësishme dhe ngjiten në vendin e dytë me 23 pikë.Teuta duket në rrugë të mbarë dhe bën kthesën pas disfatës në Shkodër.
/portali DurresLajm/