Pas humbjes së rradhës së Teutës, këtë herë me Vllazninë, trajneri i djemve të detit ka deklaruar në një intervistë menjëherë pas ndeshjes se ekipi i tij pëson gola naivë. Pavarësisht se humbja ndikon edhe psikologjikisht tek ekipi, Begeja deklaron se kampionati nuk mbyllet këtu.

Nuk jeni i kënaqur me rezultatin?
Për lojën, jam i kënaqur nga skuadra. Kishte dëshirë. Në pjesën e parë, e mbajtëm nën presion, deri kur ata hënuan. Për 25 minuta, vetëm një rast, dhe na ndëshkuan. 

E aktivizuat shumë Çyrbjan
Detyrat ishin që ne të sulmonim nga të dyja krahët, duke parë cilësitë e Çyrbjes, doja ta aktivizoja më shumë. Jam i kënaqur nga skuadra, krijuam volum loje. Cilësia kjo është, duhet të punojmë më tepër. 

Mbijetesa duket e vështirë nga sot… 
E kam thënë edhe më parë, kjo ndeshje kishte rëndësinë e saj, por kampionati nuk mbyllet këtu. Ka edhe shumë pikë në lojë. 

Teuta pëson gola naivë. Ç’ndodh me portierin dhe mbrojtësin… 
Konstatim i drejtë. Ne sot luajtëm futboll të mirë, sulmuam duke pas edhe skuadrën mbrapa në ekuilibër. Goli i pësuar ishte naiv. Nuk është hera e parë. Këtë javë kemi punuar. Ndëshkohemi shumë lehtë. 

Hrkaç pozicionim i ri, dhe pas daljes së tij, skuadra pëson… 
Hrkaç sot luajti në dyshen para mbrojtjes, dhe ishim të kondicionuar edhe nga mungesa e Hilës. Cilësitë e tij dihen. Fati i keq që ai u dëmtua dhe la një boshllëk para mbrojtjes.