Teuta humbet 4-2 në Tiranë, por mbetet në vendin e tetë

21/12/2014 - 20:11

Tirana-Teuta  4-2

Golat: Bakaj 34′ Morina 45+1 Kagere 70′ Bakaj 89′ Hyseni 36′ Dita 49′

21 dhjetor 2014 -   Me rikthimin e tifozave në stadium, Tirana duket një skuadër e transformuar. “Bardheblutë” e drejtuar nga Magani e nisin sfidën ndaj Teutës menjëhërë duke sulmuar. Që në minutën e 2-të është Ndikumana që provon me të majtën nga jashtë zone por pret pa problem Rizvani. Vetëm një minutë më vonë është sërish sulmuesi me ngjyrë i cili krijon panik në mbrojtjen durrsake por terreni i rënduar nuk e lë të kordinohet sic duhet. Tirana vazhdon të sulmojë dhe është përsëri Ndikumana protagonist. Futbollisti shmang bukur 2 mbrojtësa të Teutës, shmang eshe portierin Rizvani por goditja e tij është e lehtë dhe pengohet nga balta për të shkuar drejt rrjetës. Bakaj dhe Morina provojnë me goditjet e tyre në në afërsi të zonës por Rizavani i thotë jo. Teuta përpqet të reagoje dhe del përpara. Në minutën e 31-të, është Kotobelli që provon nga jashtë zone por grushton Frashëri. Pas këtij momenti Teuta mer zemër dhe provon sërish në harkun e 3 minutave me Hoxhën dhe sërish me Kotobellin duke vënë në vështirësi sërish Frashërin. Pikërisht në momentin më të mirë të durrësakëve, Tirana zbret në kundërsulm dhe Morina pason për Bakajn i cili i vëtëm përballë portës, nuk e ka të vështirë të dërgojë topin në rrjetë.

Gëzimi i kryeqytetasve nuk zgjat më shumë se 2 minuta. Pas një rrëmuje në zonë, Hyseni del i vetëm përballë Frashërit dhe me një parabël kalon topin në rrjetë. 1 me 1 dhe ndeshja luhet hapur dhe me raste për të dyja ekipet. Është sërish Teuta që kërcënon. Ahmataj gjuan fuqishëm nga jashtë zone por topi përfundon ngjitur me shtyllën pingulë. kundërpërgjigjet Bakaj në minutën e 40-të i cili bën një goditje spektakolare por topi ndalet nga trau i portës. Kur pjesës së parë po i afrohej fundi, saktësisht në minutën e parë shtesë, Morina pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës nga Krasniqi dhe arbitëri akrodon 11 metërsh. Goditjen e mer përsipër vetë Morina i cili nuk gabon dhe rikthen Tiranën në avantazh. Në shifrat 2-1 mbyllen edhe 45 minutat e para. Pjesa e dytë nis mjaft mirë për Teutën pasi gjen menjëherë golin e barazimit. Pas një aksioni nga e djathta, hidhet një top në zonë i cili gjen këmbët e Bruno Ditës i cili nuk e ka aspak të vështirë ta dërgojë në rrjetë.  Tirana reagon me Ndikumanën i cili godet keq një top të dhënë nga Bakaj. Në minutën e 54 është Bakaj i cili godet me kokë duke vënë në vështirësi portierin Rizvani i cili nxjer topin në goditje nga kendi. Është sërish Tirana që rrezikon këtë herë me Hyshmerin i cili godet por topi ndalet nga shtylla.

“Bardheblutë” nuk ndalen dhe vazhdojnë të sulmojnë. Morina i afrohet sërish golit në të 60-të por Rizvani është gjithmonë vendimtar. Në minutën e 70-të, përpjekjet e ‘Bardhebluve” shpërblëhën me gol. Kagere del i pambuluar nga mbrojtësat durrsakë dhe me portën bosh nuk e ka të vështirë të kalojë topin në rrjetë. Teuta mundohet të reagojë por e ka të vështirë të dalë përpara. Për të vulosur përfundimisht fitoren e Tiranës mendon sërish Elis Bakaj në të 89-ën duke mposhtur për herë të katërt Rizvanin. Mbyllet takimi me fitoren 4-2 të “Bardhebluve” të cilët pavarëshit 3 pikëshit e mbyllin vitin në vendin e katërt me 35 pikë. Ndërkohë Teuta rikthehet sërish te humbja dhe e mbyll, vitin me 16 pikë në vendin e 8-të.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Shqipëri-Turqi është kryefjala e ditës së sotme.

Napoli këtë sezon nëse nuk fiton Ligën e Europës, do të ketë të bëjë me një vit që lë shumë për të dëshiruar.

Sipas asaj që shkruan gazetari i “Bild”, Matias Marburg, gjatë ndeshjes Gjermani-Serbi, janë dëgjuar kore raciste në drejtim të lojtarëve

“New York Times” ka zbuluar programin e Juventusit për ndeshjet miqësore të verës dhe me sa duket kampionët e Italisë nuk do të udhëtojnë

Përveç disa futbollistëve në fund të kontratës, vala e “sakrifikimeve” mund të prekë edhe emra të rëndësishëm të ekipit.

Lionel Mesi është rikthyer te Argjentina, ku pas Botërorit kishte marrë vendimin të tërhiqesh.

Nejmar është aktualisht në fazë rikuperimi dhe po pret të rikthehet në fushë.

Pas humbjes në transfertë ndaj Partizanit, ekipi ka vijuar me seancat stërvitore.

Një hetim ndërkombëtar rreth trukimit të qindra ndeshjeve nga një rrjet kriminal me bazë në Armeni ka nisur prej 9 muajsh dhe po zbulohen

Eliminimi në Champions League dhe plakja e kolonave të ekipit e detyron Bayern Munich të futet fuqishëm në merkato.