Teuta është mundur në miqësoren e parë zhvilluar në Durrës pas kthimit nga faza përgatitore në Korçë. Laçi tregoi një formë mjaft të mirë në miqësoren përballë Teutës, në “Niko Dovana”, ku arriti të triumfojë me rezultatin 0-2. Një javë para startit të kampionatit, skuadra e Sulejman Starovës tregoi se është në formë mjaft të mirë dhe është gati për sfidën përballë Vllaznisë në transfertë.

Në Durrës kurbinasit u vendosën mjaft mirë, duke u treguar solidë në mbrojtje, ndërsa arritën të shënojnë dy herë me anë të Elvi Berishës dhe Gjinit, gola që u dhanë edhe fitoren. Teuta nuk bëri shumë në këtë ndeshje mbase edhe nga lodhja e durrsakëve gjatë një faze intensive përgatitore në Korçë por gjithsesi kjo ndeshje I shërbeu trajnerit Shkëmbi për të situatën në ekip e sidomos lojtarë të veçantë dhe gjendjen e tyre tekniko fizike.