Teuta kampione e Ligës Kombëtare në pingpong

16/11/2015 - 12:25

16 nëntor 2015 - Në Palestrën e Sporteve ‘Bill Klinton’ në Ferizaj u mbajt turneu i radhës i Ligës Kombëtare Dardania në Pingpong. Garat u zhvilluan sipas sistemit të përcaktuar më parë, ku takohen ekipet nga Shqipëria me ato nga Kosova, kurse nga Kampionatet kombëtare kalkulohen pikët e ndeshjeve direkte të tri ekipeve pjesëmarrëse në Ligën Dardania. Ndeshja më interesante u zhvillua ndërmjet KP Teuta e Durrësit dhe KP Prishtina nga Prishtina në kategorinë e femrave. Pas shumë ndeshjeve individuale të forta, ekipi i Durrësit ishte më i mirë dhe me meritë e fitoi ndeshjen derbi dhe njëherësh fiton titullin e Kampionit në Ligën Dardania.

Të vetmen fitore për Prishtinën e shënoi Iliriana Haliti ndaj Oriana Agollit me 3:0 në sete. Megjithatë, vendimtare ishte lojtarja më e mirë e Teutës Liridona Rexhaj e cila i mposhti dy lojtaret më të mira të Prishtinës, Nehare Janjevën dhe Iliriana Halitin madje me rezultatin 3:0 në sete. Te femrat mungesa e KP Drita e varfëroi shumë garën dhe bëri që të mos ketë atraktivitetin e pritur. Në një konkurrencë të tillë, ekipet nga Shqipëria dominuan, kurse vërehet një zbehje e aktivitetit të klubeve të femrave në Kosovë. Te meshkujt, klubet e Kosovës ende qëndrojnë më lart se ato të Shqipërisë e këtë e vërteton më së miri renditja përfundimtare, ku në tri vendet e para renditen tri klubet më të mira të Superligës së Kosovës.

Madje, në të tria ndeshjet e ndërsjella ekipet kosovare fituan ndaj atyre nga Shqipëria. Kështu për titullin kampion vendimtare dolën të jenë rezultatet e arritura në garat e Superligës së Kosovës, ku Prishtina pa asnjë ndeshje të humbur u rendit e para, KP Elting u rendit e dyta, kurse KP Ahmet Hoxha e treta. Klubi më mirë i renditur nga Shqipëria ishte KP Tomorri nga Berati i katërti, Studenti i Tiranës doli i pesti, kurse Tirana e fundit.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Armando Sadiku po pret të zyrtarizohet te FC Bolivar në Bolivi, pas largimit nga Erezumspor në Turqi.

Napoli pësoi një disfatë befasuese në ditën e djeshme të Serisë A, teksa u mposht nga Verona me rezultatin 3-1.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, foli pas barazimit në shtëpi ndaj Partizanit.

Është mbyllur pa fitues sfida direkte dhe më e rëndësishme e javës së 16-të të Superligës.

Është koha ajo heq dyshimet dhe në rastin e Gareth Gale, i cili vazhdon të përjetojë një moment të vështirë në karrierën e tij, faji duke

Frank Lampard nga dita e sotme nuk do të jetë më trajner i Chelsea-t.

Italia drejt përjashtimit nga Lojërat Olimpike të Tokyos.

Mesut Özil lë pas 8 vitesh Arsenalin për të nisur një aventurë të re dhe të parën në vendin e tij të origjinës, me Fenerbahçen në Turqi.