Teuta, lojtarët e rinj që u bënë protagonistë

15/11/2015 - 12:42

15nentor 2015  - Skuadra e Teutës nën drejtimin e trajnerit Gugash Magani, është duke bërë një punë shumë pozitive këtë sezon, durrsakët janë pretendent për t’u ngjitur në katërshen më të mirë në fund të këtij sezoni. Edhe pse me financa të mirëmenaxhuara dhe pa bërë asnjë çmenduri, “Djemtë e Detit” janë një “kockë e fortë” përballë çdo kundërshtari. Por në gjirin e tyre janë disa lojtarë të ri në moshe, të cilët padyshim do të kenë mundësi në të ardhmen, që të shiten në skuadra të huaja apo edhe brenda vendit për të mbushur arkën e klubit. Teuta ka një strategji të mirë duke ndërthurur talentet e rinj me ata me eksperiencë. Kështu lojtar si Hodo, Lukic, Hoxha dhe Mihani janë pjesë e eksperiencës së grupit, të cilët ndihmojnë të rinjtë që të integrohen më shpejtë dhe thjeshtësi me grupin.

Ndërkohë që lojtarët e rinjë nga të cilët Teuta mund të përfitojë në një të nesërme nga shitja e tyre, janë: Bruno Dita 22 ­vjeçar. I dale nga akademia e Dinamos, pasi spikati tek Besa, tashmë prej disa kohësh është pjesë e Teutës, duke u konsideruar një lojtar i rëndësishëm për skuadrën. Blerim Kotobelli 23­vjecar, luan si mbrojtës i majtë dhe po zhvillon një sezon pozitiv. Emiljano Musta, 23­vjec, mesfushor i majtë. Pasi në të kaluarën është aktivizuar në skuadrën e Partizanit, Elbasanit dhe Shkumbinit, tashmë tek Teuta ka eksperiencën e duhur dhe po paraqitet denjësisht, madje duke shënuar edhe 3 gola. Ardit Hila, 22­ vjec, mesfushor qendre.

Një paraqitje serioze duke treguar ,se është një lojtar standart i formacionit të Teutës dhe me një të ardhme të sigurtë nëse vazhdon në këto ritme. Artur Magani, 21­ vjeç, ka shënuar 4 gola këtë sezon. Por tregon se nuk është me ndihmën e babait në fushën e blertë, sepse golat nuk i shënon Gugashi, por Arturi në portat kundërshtare. Eri Lamcja, 21 ­vjeç. I shpejtë, teknik, i aftë të aktivizohet në disa pozicione të repartit të avancuar, e ka ndihmuar shumë skuadrën në këtë sezon, pasi jo vetëm shënon, por edhe shërben shumë për lojën e skuadrës.

/portali DurresLajm/

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Ish-trajneri i Kombëtares, Xhani De Biazi, vazhdon të jetë në qendër të merkatos për sa i përket të ardhmes.

Lajmet të mira për klubet shqiptare në prag të festave të fundvitit.

Pas ditësh të tëra me tentativa, indicie e komente të ndryshme, më në fund është vetë drejtori sportiv i Milanit, Leonardo, ai që sqaron

Vetëm pak muaj në Itali dhe Kristiano Ronaldo duket një italian i vërtetë, sikur ka një jetë që luan te Juventusi, sepse është ambientuar

Napoli kërkonte 50 milionë euro që ta linte të lirë mbrojtësin e Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj.

Skuadra e Teutës barazoi në një rezultat 1 me 1 me ekipin e Partizanit, por duket se kjo ndeshje nuk ka kaluar shumë pa polemika.Pas ndes

Teuta është skuadra e cila prej 9 javësh nuk njeh humbje.

Roni Gashi shënoi ndaj Partizanit dhe goli i tij vlejti një pikë për Teutën që vijon serinë pozitive.

Zëvendës trajneri i Teutës, Endri Vrapi, flet për situatën e ekipit durrsak, dhe për formën mjaft të mirë të bregdetarëve.