Drejtori i durrsakëve, Sulejman Starova, po shikon për ndonjë lojtar të spikatur, të cilin mund ta afrojë te Teuta. Së fundmi, Starova ka ndjekur nga afër një stërvitje të skuadrës kosovare të Ballkanit.

Këta të fundit të cilët drejtohen nga trajneri Bledi Shkëmbi, po kryejnë fazën përgatitore në Durrës dhe për këtë arsye Starova ka shkuar i ka ndjekur nga afër, teksa në rast se ndonjë nga lojtarët do të spikasë dhe tërheqë vëmendjen, mund të tentojë ta afrojë edhe te Teuta në këtë sension merkatoje ose në verë.