Teuta ka marrë një fitore shumë të vështirë ndaj Bylisit, me rezultatin 1-0. Ekipi i Martinit edhe pse ka vuajtur ka arritur të marrë një trepikësh të artë. Teuta kaloi në avantazh me supergolin e Lorenco Vilës, në minutën e 11-të, teksa ai  goditur jashtë zone me një raketë dhe ka gjetur rrugën e rrjetës.Bylisi shtoi presionin humbi jo pak raste në pjesën e parë, por pa gjetur golin e barazimit.

Kështu skuadrat shkuan në dhonat e zhveshjes me Teutën në avantazh.Pjesa e dytë startoi me ritëm, me Bylisin që kërkoi më shumë golin, por pa e gjetur atë deri në fund, duke rënë në murin e ngritur nga Frashëri, që ka bërë disa pritje tepër të vështira.

Ndërkohë Bylisi ka pretenduar dhe për një penallti në minutëne 65-të të takimit.Teuta kështu ka shkuar në kuotën e 31 pikëve dhe tashmë ndodhet në vendin e trertë, ndërsa Bylisi ndodhet një vend më poshtë me 30 pikë.