Tjetër zhgënjim për Vllazninë, që brenda pak ditësh mori humbjen e dytë përballë Teutës (0-3). Këtë herë shkodranët u mposhtën 0-3 në “Loro Boriçi” e duhet të shtrëngojnë rripat në ndeshjet e mbetura të sezonit për të shmangur play out-in.

Golin e parë për durrsakët e realizoi Kallaku, me 11-metërsh, pas ndërhyrjes së gabuar të Krymit ndaj Hebajt thuajse mbi vijën e 16 metrave.

Rast për moviolë, por kryesori ishte i bindur në vendimin e tij.Vllaznia e rriti presionin në fushën kundërshtare në pjesën e dytë, por mori një tjetër goditje të rëndë në minutën e 83-të, kur Lorenc Vila i çoi shifrat 0-2, ndërsa dy minuta më vonë Aleksi shndërroi në gol penalltinë e dytë të fituar nga Teuta në këtë ndeshje.

Skuadra e drejtuar nga Edi Martini me këtë fitore ngjiten në vendin e tretë, me 50 pikë.