Përforcimet e Teutës nisin nga prapavija. 

Pasi firmosi me mesfushorin, Rustem Hoxha, klubi bregdetar zyrtarizoi pak orë më parë mbrojtësin 33 vjeçar, Blagoja Todorovski. Por, merkato e durrsakëve nuk ndalet këtu.

Sipas Rtv Ora, ky është futbollisti më i ri që do të veshë fanellën e "djemve të detit". 

Bëhet fjalë për Alexandros Kouros, djaloshin e lindur në Poliçan, por i natyralizuar në grek. 25 vjeçari ka arritur akordin me klubin e Teutës dhe shumë shpejt pritet të zyrtarizohet. 

Kouros luan në krahun e majtë të mbrojtjes, teksa vjen te Teuta nga radhët e PAE Kërkyra. /oranews