Është mbyllur pa fitues sfida direkte dhe më e rëndësishme e javës së 16-të të Superligës. Teuta dhe Partizani nuk arritën të ngushtojnë distancën me kryesuesit e Vllaznisë, duke barazuar 1-1 në ndeshjen e luajtur në “Niko Dovana”. Partizani shënoi i pari, duke kaluar në epërsi me Asanin që në minutën e 8-të. Vendasit arritën të barazojnë rezultatin në pjesën e parë me golin e Krasniqit në minutën e 38-të.

Me rikthimin në fushë, të dyja skuadrat nuk arritën të shfrytëzojnë rastet për shënim, teksa miqtë mbetën me dhjetë lojtarë pas kartonit të kuq të Muratajt në minutën e 80-të. Me forca më të shumta, Partizani ishte më i rrezikshëm në fundin e sfidës, por goli mungoi dhe barazimi mbeti në fuqi për këtë sfidë. Me nga një pikë, Partizani dhe Teuta nuk ndryshojnë asgjë në renditje, teksa mbetet e paprekur edhe diferenca e të dy skuadrave me nëntë pikë më pak se kryesuesit e Vllaznisë.