Në ditën e dytë të testimeve, lëvizja e timonit të Mercedesit është bërë lajmi kryesor sportiv në mbarë botën. Në makinën e Hamilton, timoni lëvizte, shkonte përpara dhe prapa kur frenohej.

Një video e publikuar në Skai Sport F1, ka tërhequr vëmendjen e Karlo Vanzinit dhe Mateo Bobit.Nuk është parë kurrë më parë një lëvizje e tillë, por Federata e konsideron të rregullt, edhe nëse kërkon të forcojë sigurinë e pilotëve. Alison, drejtori teknik i Mercedesit: “Kemi folur me Federatën Botërore të Automobilizmit (FIA)”.

Dhe sipas një burimit të Skai-t kjo do të mund të jetë vetëm një zgjidhje e re e testuar nga Mercedesi.