Portali "DurrësLajm" kërkon të punësojë një gazetar/e për web, të interesuarit të dërgojnë CV-në në adresën e email: [email protected]

Tjetër sinjal për shitjen e mundshme të Interit/ “Suning” pezullohet nga bursa, “Alibaba” gati të marrë kontrollin

26/02/2021 - 16:38

Zhang Jindong, pronari i Interit, rrezikon të humbasë kontrollin e “Suning.com”, mes shitësve më të mëdha në Kinë të elektronikës dhe materialeve të tjera të konsumit.

Shoqëria aziatike, aksionet e të cilës janë pezulluar ditën e djeshme në Bursën e Shenzhen, ka referuar që ortakët kanë planifikuar të shesin 20-25% për blerës anonimë në mënyrë për të grumbulluar fonde, në bazë të asaj që u tha nga themeluesi Zhang Jindong dhe shoqëria “Suning Appliance Group” në zotërim, respektivisht, të 20,96% dhe 19,88%.

Mes aksionarëve ndodhet edhe kolosi i shitjeve në internet “Alibaba” me 19,99%, si pjesë e një partneriteti strategjik të firmosur në vitin 2015.Agjencia kineze ka komunikuar që 20-25% e kapitalit do të transferohet me një ndryshim të kontrollit që sot për pak më shumë se 50% i takon familjes Zhang.

Kërkesa e grupit “Suning”, siç kuptohet edhe nga shitja e mundshme e FC Jiangsu-së (klubit tjetër në pronësi) një blerësi që do të marrë përsipër borxhet, është e një financimi që do të mund të arrihet përmes një bashkimi apo shtimi të kapitalit.

Ndërkohë e përditshmja ekonomike britanike “Financial Times”, agjencia e Nankinit parashikon shitjen e një kuote të aksioneve të njërës prej degëve të kontrolluara për një shifër prej 1 miliardi e gjysmë dollarë (pak më tepër se 1,2 miliardë euro), në përpjekje për të forcuar financat.

Në një komunikatë informative të shpërndarë ditën e djeshme, “Suning.com” ka afirmuar që me shitjen e kuotave të planifikuar do të përforcohet struktura aksionere e klubit për të vijuar strategjinë afatgjatë. Ndërkohë priten komunikime nga Zhangët.

Për momentin qarkullojnë vetëm hipoteza lidhur me të ardhmen e klubit, mes hyrjes së shtetit në kapital dhe kalimit të kontrollit tek “Alibaba” i Xhek Ma.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Lajm jo i mirë për Realin e Madridin në momentin kyç të sezonit.

Juventusi nuk po gjen paqe këtë sezon. Nuk ka vazhdimësi në rezultate dhe as siguri për të ardhmen.

Fjalët e Elvis Plorit, një javë më parë në “Rubrika Sportive” vazhdojnë të krijojnë pështjellim dhe polemika.

Trajneri i Teutës, Edi Martini, mendon se tashmë çdo gjë bëhet më e vështirë me skuadrën e tij në vendin e parë.

Është ngjitur në kuotën e 7 golave, 3 më pak se shoku i tij i skuadrës, Dejvi Bregu.

Vedat Muriqi nuk ia ka dalë që deri tani të përmbushë pritshmëritë me Lacion.

Napoli mposhti Sampdorian ditën e djeshme me rezultatin 2-0, duke marrë një fitore shumë të rëndësishme, e cila i mban në garë për zonën

Trepça mposhti në fundjavë Arbërinë në kampionatin kosovar, me rezultatin 1-0, duke marrë kështu një fitore shumë të rëndësishme.

Pas plot 11 vitesh mungesë, Interi i këtij sezoni duket shumë pranë titullit kampion.