Disa persona të dyshuar për terrorizëm u ndaluan nga policia sekrete ruse në dy qytete, ku do të zhvillohen ndeshje të kampionatit botëror në verën e ardhshme. Në Shën Petërsburg, forca të shumta policie u futën në një banesë dhe ndaluan 7 persona të cilët dyshohet se ishin në kontakt me një terrorit, detyra e të cilit ishte të rekrutonte elementë të rinj.

Sipas hetuesve, të ndaluarit do të dërgoheshin në kampe stërvitore terroristësh, ku do të mësonin se si të kryenin sulme terroriste.Kurse në krahinën e Rostov-on-Don 300 km larg Volgograd, qytet ku do të luhen ndeshjet e botërorit, u godit një celulë e ISIS-it.

Lideri i grupit, hodhi veten në erë dhe vdiq, kurse tre personat e tjerë janë të burgosur. Ata po planifikonin që të përdornin fishekzjarrë dhe pajisje shpërthyese eksplozive për të kryer sulme me qëllim shkaktimin e sa më shumë viktimave.Problemet kryesore para nisjes së kampionatit botëror janë huliganët dhe siguria.

Grupimet e ndryshme ultrase në Rusi e kanë bërë të qartë se do t’ua nxijnë jetën tifozëve rivalë. Prej kohësh, huliganët kanë nisur përgatitet, ndërkohë që vetë policia ka ndërmarrë masa që të shmangë përplasjet dhe incidentet. Një tjetër shqetësim është terrorizmi, nisur nga elementët e rrezikshëm që mund të ketë në vend, të cilët preferojnë të tilla vente për të goditur.