Tragjedi, atleti përplaset nga makina, një tjetër 38-vjeçar vdes nga ataku kardiak

19/09/2018 - 17:06

   Ka përfunduar në tragjedi “Medellin Flowers Marathon”, gjysmë-maratona 21 kilometra e zhvilluar në qytetin kolumbian, me liderin i kësaj gare që është përplasur me një makinë 1.5 kilometra larg finishit dhe tashmë ndodhet i shtruar në spital jashtë rrezikut për jetën, një person tjetër ka ndërruar jetë gjatë kohës që garonte, për shkak të infarktit dhe një person i tretë ka pësuar një ictus, por për të nuk ka asnjë informacion në lidhje me gjendjen e tij shëndetësore.

Sipas asaj që raportojnë mediat lokale, atleti kenian Joseph Kiprono, fitues i kësaj gare edhe në të kaluarën, ishte në krye kur u përplas nga një makinë, që theu bllokimin rrugor që ishte vendosur nga policia, shpjegojnë organizatorët. Atletit iu dha menjëherë në vendngjarje ndihma e parë dhe më pas 30-vjeçari u transportua në spital me dëmtime të shumta në trup, por gjendja është e stabilizuar.

I pafat 38-vjeçari Juan Camilo Arboleda Alzate, një profesor në Universitetin e Antioqua, i cili gjatë kohës që vraponte ndërroi jetë, pasi pësoi një atak kardiak dhe mbërriti në spital pa shenja jete edhe pse iu dha ndihma e parë. Mjekët tentuan ta risillnin në jetë për 45 minuta, por pacienti nuk reagoi. Kjo maratonë, pas largimit të Kiprono, u fitua nga një tjetër atlet kenian, Daniel Muindi.

/portali DurresLajm/

Na bëni like në facebook!: 

Lajme nga e njëjta kategori

Argjentina pësoi një humbje shokuese në ndeshjen e parë të Kupës së Amerikës, teksa u mposht nga Kolumbia me rezultatin 2-0.

E ardhmja e Gareth Bale mbetet një çështje për t’u zgjidhur te Reali i Madridit.

Klubi durrsak, pas zyrtarizimit të Aleksit, që vjen nga Luftëtari, ka njoftuar edhe firmën me sulmuesin shkodran, Arlind Kalaja

Goditja e madhe e Teutës në merkaton e verës pritet të jetë një sulmues, i cili do të bëjë diferencën nga pjesa tjetër e grupit

Teuta vijon me intensitet përgatitjet verore e njëkohësisht drejtuesit e klubit po përpiqen të afrojnë lojtarët e duhur për të

Milani ka nisur kontaktet e para me përfaqësuesit e mbrojtësit kroat Dejan Lovren, i cili ka mbetur në stol te Liverpooli dhe po kërkon t

Tani nuk ka më asnjë dyshim, Maurizio Sarri do të jetë trajneri i ri i Juventusit.

Grupi Suning, që ka në pronësi Interin, ka vendosur 120 milionë euro në dispozicion të merkatos së skuadrës zikaltër, për të tentuar të p